Haxhiu i PDK-së: Vaksinat nga Norvegjia, mashtrimi i radhës për Qeverinë Kurti 2

Norvegjia ka bërë të ditur se do t’i dhurojë Kosovës 180 mijë doza të vaksinës AstraZeneca. Por, ndaj kësaj ka reaguar deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se ky donacion është mashtrim i radhës për Qeverinë Kurti 2. Ai thotë se vaksinat Astra Zeneca, që Norvegjia i ka larguar nga përdorimi muaj më parë, tani ia ka ofruar si ndihmë Kosovës.
Ministria e Jashtme e Norvegjisë të martën ka bërë të ditur se dhuron 180 mijë doza të vaksinës anti-COVID për Republikën e Kosovës. Përmes një postimi në Twitter është bërë e ditur se kjo është bërë falë bashkëpunimit të mirë me të dërguarin special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, transmetin Telegrafi.
Mirëpo, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se “’Ndihma’ e trumbetuar nga Norvegjia në bashkpunim me Lajçakun për furnizim me vaksina për Qeverinë Kurti 2 është mashtrimi i radhës”.
“Vaksinat Astra Zeneca që Norvegjia i ka larguar nga përdorimi muaj më parë tani ia kanë ofruar si ndihmë Kosovës, por që fatkeqësisht një pjese nga ky donacion u skadon afati i përdorimit vetëm edhe 7 ditë!!!”, ka shkruar Haxhiu në një postim në Facebook.
Ai tha se “kur Norvegjia muaj më parë largoi nga përdorimi vaksinat Astra Zeneca në depo kishte 180,600 doza”.
“Prej këtyre vaksinave 52,800 doza afatin e skadimit e kanë me datë 30 qershor 2021, ndërsa pjesa tjetër e këtyre vaksinave që Norvegjia e ka larguar nga përdorimit afatin e skadimit e kanë me 30 korrik 2021”.
Më tej, Haxhiu tha se “kështu ndodhë kur Qeveria e Kosovës dështon të sigurojë vaksina vetë dhe të tjerët ia dhurojnë pjesën e vaksinave të cilave u skadon afati i përdorimit edhe 7 ditë”.
“Edhe për këtë donacion kërkojmë qasje në dokumente për ta dëshmuar vertetësinë e këtij veprimi skandaloz të kësaj qeverie”, ka shkruar Haxhiu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe pritet me nderime shtetërore në Shqipëri

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë