LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Nuk mund të toletojmë rastet kur zyrtarët nuk kryejnë punën e tyre

Haxhiu: Nuk mund të toletojmë rastet kur zyrtarët nuk kryejnë punën e tyre

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu shpërndau certifikata për mbi 120 kandidatët të cilët e kanë kaluar Provimin e Jurisprudencës.

Haxhiu ka thënë se kjo është një ditë e rëndësishme për shtetin, duke shtuar se të diplomuarit duhet t’i shërbejnë drejtësisë e barazisë.

“Kjo është një ditë e rëndësishme për shtetin, sepse ju do të jeni gjyqtarët, prokurorët e së ardhmes. Jam e vetëdijshme që ju jeni përballur me sfida. Pas marrjes së kësaj certifikate juve do u hapen dyert, dhe uroj që t’i shërbeni barazisë dhe drejtësisë. Ajo çfarë më së shumti kemi nevojë është që njerëzit që paguhen me taksat e qytetarëve të kryejnë detyrën e tyre”, ka thënë Haxhiu.


Mes tjerash ka përmendur edhe rastin e 11-vjeçares, duke theksuar se me dështimin e institucioneve po pësojnë qytetarët.

“Marr shkas të përmend edhe zhvillimet e këtyre ditëve, ku ne pamë që kur institucionet nuk kryejnë obligimet e tyre, pasojat i vuajnë fëmijët, gratë. Nuk mund të tolerojmë rastet kur zyrtarët nuk kryejnë punën e tyre. Është shumë e rëndësishme që ju si zyrtarë të jeni në mbrojtje të qytetarëve”, ka shtuar ajo. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Lajme
Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje

Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje

Kronika e Zezë
Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Lajme
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Lajme
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori