LAJMI I FUNDIT:

Projektligji për Pagat në arsim, mospajtime mes Haxhiut e Nagavcit

Projektligji për Pagat në arsim, mospajtime mes Haxhiut e Nagavcit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, në seancën e sotme të Kuvendit ku po diskutohet për Projektligjin e Pagave, ka dhënë disa propozime për ndryshime që duhet të bëhen për sektorin e arsimit.

Ai ka thënë se përmes këtij projektligji, Qeveria dhe Ministria e Arsimit kanë favorizuar kolegjet private.


Haxhiu tutje ka shtuar se nëse kalon propozimi i ekzekutivit e nuk votohet amandamenti i propozuar nga ai, do të rrezikohet akreditimi i programeve në Fakultetin e Mjekësisë.

“Propozimet e Qeverisë janë favorizim për sektorin privat. Kjo nuk do të duhej të ndodhte. Po i favorizoni kolegjet private e deri dje e keni pasur gojën plotë kundër oligarkëve”, është shprehur deputeti i PDK-së.

Ndaj tij ka reaguar ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila ka thënë se me ligjin e ri për pagat në sektorin publik, mësimdhënësit trajtohen më mirë sesa ishte pajtuar sindikata në ligjin paraprak.

“Sa u përket pagave të punëtorëve të arsimit në sektorin para universitar, unë jam shumë e lumtur që qeveria e ka marrë për bazë dhe e ka sjellë këtë draft të projektligjit i cili i trajton mësimdhënësit edhe më mirë sesa sindikata që ishte pajtuar në ligjin paraprak”, ka deklaruar ajo.

Gjithashtu ajo ka thënë se koeficienti i asistentëve nuk ka të bëjë me akreditimin e programeve në Fakultetin e Mjekësisë.

“Koeficienti i asistentëve që po diskutohet këtu nuk ka të bëjë fare me akreditimi ne programeve në Fakultetin e Mjekësisë. Akreditim i programeve sipas standardeve bëhet për bartësit e programeve që janë profesorët, jo asistentët, dhe përtej kësaj të gjithë ata që punojnë qoftë në fakultetin e mjekësisë, në Universitetin e Prishtinës, apo në Qendrën Klinike Universitare ju konsiderohet si e barasvlershme”.

“Pra, nuk ndikon zgjedhja që ata e bëjnë si pagë primare në raport me akreditimin e programeve. Vetëm takëmi të qartë, koeficienti i asistentëve por edhe raporti a janë profesorë si pagë e parë apo në Qendrën Klinike Universitare nuk ndikon të akreditimi i programeve”, ka theksuar Nagavci. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori