Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës janë duke u mbledhur sot për të 51-tën herë, në një tjetër përpjekje për ta konstituuar legjislaturën e nëntë, e cila doli nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Procesi vazhdon të zvarritet për shkak të mungesës së një marrëveshjeje ndërmjet partive politike për formimin e shumicës parlamentare dhe ndarjen e pozitave udhëheqëse në Kuvend.


Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka konfirmuar se një ofertë i është dërguar partisë Nisma Socialdemokrate.

“Ja kemi dërguar ofertën Nismës, po presim”, është shprehur shkurt Haxhiu. /Telegrafi/