Deputetet e Kuvendit të Kosovës kanë organizuar sot tryezë diskutimi lidhur me politikat e përgjegjshme gjinore për familjen në Kosovë. Aty u tha se fuqizimi i grave ndodh vetëm kur ato pavarësohen ekonomikisht.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh edhe kryetare e grupit të grave deputete në Kuvend, Tinak Kurti u shpreh se krahas punësimit të grave duhet të punohet edhe tek edukimi i hershëm në fëmijëri.
“Nuk mjafton një aspekt i punësimit të grave, por duhet të punohet edhe tek edukimi i hershëm në fëmijëri. Leja e lehonisë po është vetëm njëri prej aspekteve në mesin e shumë prej tyre që duhet të rregullohen. Neve po na takon si deputete që të rishikojmë me atë sa mundemi”, tha ajo.
Ndërkaq, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu u shpreh se janë në hartimin e masave që krahas punësimit të grave të punësohen edhe viktimat e dhunës në familje.
Krahas kësaj, ajo tha se rreth 5000 gra janë punësuar përmes masave të Qeverisë së Kosovës.
“Si ministre e Drejtësisë brenda mandatit qeverisës kam qenë e përkushtuar në fuqizimin dhe pavarësinë ekonomike të vajzave dhe grave. Realisht gratë i fuqizojmë vetëm kur ato pavarësohen ekonomikisht…Së fundmi kemi qenë në diskutim me ministrin e financave në kuptimin që përveç masave që janë ndërmarrë për punësimin e grave të adresojmë edhe një masë tjetër që është për punësimin e viktimave të dhunës në familje. Konsiderojmë se kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme, prandaj jemi në përgatitje të një koncepti se të bëjmë të mundshme punësimin e vajzave dhe grave viktima të dhunës”, shtoi Haxhiu.
Kurse, udhëheqësja e Zyrës së Agjencisë Austriake për Zhvillim, Sandra Horina tha se dhuna në familje është rritur për 30 për qind në Kosovë. Sipas saj, pandemia dhe kriza ekonomike po prek më shumë gratë.
“Partneri ynë, Rrjeti i Grave të Kosovës ka bërë një hulumtim, dhuna në familje është rritur për 30%, jo vetëm në Kosovë, edhe në Austri, por edhe në shumë vende. Gratë ishin më të prekurat nga pandemia, po ashtu edhe tani kemi krizën ekonomike si rrjedhojë e luftës. Pra, të cenueshmit janë ata që preken kryesisht dhe bartin mbi kurrizin e tyre pasojat e shëmtuara të të gjitha këtyre ngjarjeve. Pra, kur flasim për kornizën dhe pse gratë janë të cenueshme, fakti është se ato kryesisht kujdesen për fëmijët. Pra, nëse nuk ka kornizë institucionale dhe ligjore, që do t’i lejojë të marrin pushimin e lehonisë në qetësi, atëherë ose nuk do të punësohen, dhe ne shohim këtu, 30% më shumë gra se meshkuj diplomohen në këtë vend, por 30% më pak janë në tregun e punës”, theksoi Horina.
Në këtë tryezë diskutimi morën pjesë edhe deputete të tjera të Kuvendit, ku theksuan nevojën e fuqizimit të rolit të gruas, derisa u konsiderua shqetësuese që vetëm 20 për qind e grave janë në tregun e punës në Kosovë./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri