LAJMI I FUNDIT:

Haxhipazi: Misioni ynë që është të gjenerojmë vlerë për klientët tanë

Haxhipazi: Misioni ynë që është të gjenerojmë vlerë për klientët tanë

Halk Bank Maqedoni ka përmbushur një dekadë punë në tregun bankar në Maqedoni dhe për këtë së bashku me OEMVP-në kemi bërë një intervistë me zyrtarin e lartë në këtë bankë, Muhamed Haxhipazi. Ai gjithashtu është Kryetar i këshillit mbikëqyrës në OEMVP.

10 vite Halk Bank. Çka do të thotë kjo arritje për ju?
10 vite të Halk bankës janë Misioni ynë që është të gjenerojmë vlerë për klientët tanë, aksionarët dhe punonjësit përmes ofrimit efikas të të gjitha shërbimeve bankare; të jemi të vetëdijshëm për përgjegjësinë dhe obligimet tona korporative dhe shoqërore; të kontribuojmë për zhvillimin e sektorit bankar dhe tregut të kapitalit; si dhe të arrijmë pozitë të respektuar në tregun rajonal.
Kemi një strategji të qëndrueshme, të sigurt dhe të orientuar drejt rritjes afatgjatë në këtë vend. Besojmë se me rritjen e bankës sonë, që niveli i mirëqenies së njerëzve do të rritet gjithashtu. Synojmë të rritemi së bashku me mbështetjen që do t’ija sigurojmë sektorit tregtarë dhe njerëzve. Përveç kësaj, me vetëdijen se pasuria më e rëndësishme e një institucioni janë punonjësit e saj, ne do të bëjmë që të ndjehen se ata janë një pjesë e punëdhënësit më të mirë të vendit.
Halkbank SHA Shkup u përpoq të përgjigjej me masa të miratuara urgjente, si për shtetin ashtu edhe për popullsinë dhe ekonominë në mënyrë që të lehtësonte situatën me Kovid-19 nëpërmjet motos sonë “Të rëndësishëm janë njerëzit”. Moto e cila është baza e punës sonë, nënkupton kujdesin për punonjësit, kujdesin për klientët tanë dhe partnerët e biznesit dhe kujdesin për komunitetin në të cilin ne punojmë, kjo paradigmë shënoi afarizmin tonë edhe në vitin 2021. Planet që kishim bërë para fillimit të vitit, ne arritëm t’i adaptojmë shprehimisht dhe ta drejtojmë energjinë tonë të përgjithshme në përmirësimin e situatës që preku jetën tonë të përgjithshme normale. Sigurisht, gjëja më e rëndësishme ishte të hidhnim hapin e parë që nga fillimi për të siguruar që punonjësit tanë janë të sigurt, që shëndeti dhe mirëqenia e tyre të jenë në fokusin parësor të bankës. Në të njëjtën kohë, ne e kemi përqendruar këtë siguri, mbështetje dhe stabilitet te klientët dhe shteti. Ne i kemi shlyer detyrimet e tatimit mbi fitimin paraprakisht; sa më shpejt të jetë e mundur ne ofruam të shtyjmë ekspozimet e qytetarëve për kredi për një periudhë prej gjashtë muajsh; ne kemi marrë një paketë masash për të shtyrë detyrimet e personave juridikë; ne miratuam hua shtesë për likuiditet më të madh të ekonomisë; ne kemi ofruar produkte më të favorshme kredie për qytetarët; ne lehtësuam dhe promovuam shërbimet elektronike të bankës. Sidoqoftë, ne kemi dhënë një kontribut edhe më të rëndësishëm për komunitetin, siç janë mbështetja e kulturës, sportit dhe natyrisht mbrojtja e natyrës, e cila është një nga tiparet tona kryesore si bankë. Përgjegjësia shoqërore ishte përqendruar në trajtimin e krizës, por ne nuk e lamë pas dore orientimin tonë drejt projekteve të rregullta shoqërore që mbështesim gjatë viteve të veprimtarisë sonë. 10-vite janë parimet dhe vlerat korporative të Halk Bankës, gjegjësisht: të fokusuar kah klientët, siguria, integriteti dhe respekti, drejtësia, besimi dhe transparenca. Spektrin e vlerave korporative ndër këta vite e ndërtojm mbi efikasitetin operacional, inovacionin, produktivitetin, ndarja me të tjerët të njohurive dhe përvojave dhe vetëdija për përgjegjësi shoqërore.


Si e gjetët tregun bankar dhe si është tani?
Halk Banka është një ndër markat më të mëdha dhe më të fuqishme në tregun financiar të Maqedonisë së Veriut, si bankë me rritjen më të shpejtë në treg. Për shkak të ndryshimit në strukturën e aksionarëve, Banka Eksport-Kredi SHA-Shkup në vitin 2011 ndryshoi emrin në “Halkbank” SHA-Shkup. Karakteristikë për “Halkbank” është se më 24 shkurt 2012 u mor një vendim për të filluar një procedurë për blerjen e Ziraat Bank, në pronësi të Republikës së Turqisë, nga Halk Bank. Kjo blerje kishte për qëllim zgjerimin e pjesëmarrjes së kësaj banke në sektorin bankar. Halkbank në industrinë bankare vendase që nga fillimi i saj deri më sot ka regjistruar arritje dhe zhvillim të rëndësishëm. Eshtë banka e parë në Republikën e Maqedonisë së Veriut që prezantoi Sistemin Ndërkombëtar të Menaxhimit të Cilësisë, EN ISO 9001:208 dhe standardi i menaxhimit të sigurisë së informacionit, ISO 27001: 2005. Gjithashtu, Halkbankën e gjejmë në ato vite si agjenti i parë në Republikën e Maqedonisë së Veriut për Transferimin e Parave të ëestern Union për transferim të shpejtë parash në vend dhe jashtë dhe përfshirje korrespondence me 339 banka në botë dhe me 17 llogari të hapura në bankat e huaja. Vlerësimi i Halkbankës është shumë i ndikuar ndër ato vite nga marrëveshjet e lidhura me: Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim nga Londra (EBRD) për të mbështetur bizneset e vogla dhe të mesme dhe Bankën Gjermane e Zhvillimit nga Frankfurt (KFë); dhe një marrëveshje kredie me Fondin e Zhvillimit Ekonomik me seli në Nju Jork, si dhe me Fondacionin Instituti i Shoqërisë së Hapur-Maqedoni për kredi agro dhe hua të kapitalit qarkullues për subjekte të biznesit të vogël dhe të mesëm. Kështu, Halkbank është caktuar si banka e parë “e gjelbër” në Maqedonin e Veriut. Në vitin 2010, Halkbank prezantoi një linjë kredie me vlerë 15 milion EUR nga korespodenti i saj Demir-Halk për t’u dhënë kredi bizneseve të vogla dhe të mesme, si dhe klientëve të mëdhenj strategjikë në vend.
Tash Halk Banka është Banka e katërt më e madhe në treg sipas aktivës, me gjithsej 935 milionë euro, banka e katërt sipas madhësisë së fitimit, me gjithsej 11,4 milionë euro, duke ofruar shërbime klientëve përmes rrjetit të gjerë prej 44 degëve në total. Punësim për mbi 670 punonjës, rrjet të gjerë të bankomatëve prej gjithsej 133 ATM-maqinave, rrjet prej mbi 7.000 POS-terminaleve në dispozicion te partnerët e shumtë tregtarë. Shërbim për mijëra qytetarë, si për ndërmarrje të vogla, të mesme dhe ndërmarrje korporative dhe institucione publike nga njëra anë dhe në anën tjetër ofrim të shërbimeve të personalizuara bankare si dhe integrim i teknologjive të reja dhe sigurim i shërbimeve të shpejta përmes platformave shumë të avancuara dhe bashkëkohore të kanaleve alternative. Ne e mbyllëm vitin e kaluar 2020 me një aktivë prej mbi një miliard euro, respektivisht me një rritje prej 14% krahasuar me fundin e vitit të kaluar. Sidoqoftë, kreditë totale arritën një rritje prej 14.10% krahasuar me dhjetorin e vitit të kaluar, dmth në terma absolutë, rritja e kreditimit ishte rreth 101.2 milion euro. Rritjen më të madhe prej 23% e kishim te kreditë e amvisërisë. Nga fillimi i vitit, deri më 31.12.2020, në këtë segment kemi aprovuar 10.088 kredi në një shumë totale prej mbi 130 milion euro. Halkbank më 2020, ka aprovuar mbi 1100 kredi banimi në shumën totale prej 48.6 milion euro. Ne kemi rritje edhe në fushën e depozitave, kështu që baza jonë e depozitave në fund të dhjetorit krahasuar me fundin e vitit 2019 u rrit me 155 milion euro, që është një rritje prej 18.63%.

Cilat ishin sfidat më të mëdha deri tani?
Qëndrueshmëria ka qenë gjithmonë një sfidë themelore për bankën dhe një masë e suksesit të kompanisë dhe një nga qëllimet afatgjata për një rritje të qëndrueshme dhe mirëqenie sociale. Strategjia jonë e qëndrueshmërisë është e ndërtuar mbi katër shtylla: një kompani e suksesshme dhe përsosmëri profesionale, njerëz, mjedis jetësor dhe komunitet. Kjo strategji i mban gjallë ambiciet tona dhe na ndihmon të shtojmë vlerë të qëndrueshme në shoqëri.
Në vitin e kaluar, Halkbank, në përputhje me situatën e re, miratoi një sërë masash adekuate për të ndihmuar ekonominë, veçanërisht bizneset e vogla. Ajo u organizua përmes mediave në dhënien e kuponëve për produkte dhe shërbime për një numër të madh të bizneseve të vogla – ambiente hotelierike, lulishteve, salloneve të bukuris, qendrave sportive dhe klientëve të tjerë. Sfidë e madhe është se ne kemi krijuar një bankë që është afër njerëzve, që punon për qytetarët dhe lehtëson rrugën për plotësimin e nevojave të tyre. Çdo ditë ne krijojmë shërbime të personalizuara bankare, prezantojmë teknologji të reja dhe ofrojmë shërbim të shpejtë përmes një platforme moderne, shumë të zhvilluar, të kanaleve alternative. E gjithë kjo u ofron qytetarëve dhe klientëve tanë një përvojë të përsosur bankare, dhe na paraqet si një bankë që gjithmonë mund të plotësojë nevojat e qytetarëve. Një shërbim i tillë është “Paraja e mençur”, ky shërbim lejon të gjithë individët me llogari aktive të transaksionit dhe kartelë debiti të tërheqin para nga të gjitha ATM-të në vend. Përveç këtij shërbimi, ekziston edhe një mënyrë tjetër për të transferuar fonde, me vetëm një klikim! Dhe jo vetëm kaq – mund të transferoni fonde përmes një kontakti nga drejtoria juaj telefonike e cila ka një llogari aktive në Halkbank, me kusht që të aktivizohet shërbimin– “Dërgimi i zgjuar”. Sfidë e rradhës është informimi për kursimet e përgjithshme, ku klientët kanë mundësinë për të rritur investimet në mënyrë të sigurt dhe të qëndrueshme. Sfidë ishte se jemi pioner të Mastercard pa kontakt karta debiti të Halkbankës ku klientët kanë mundësinë të tërheqin para nga çdo ATM në vend pa komision. Një shembull i shkëlqyeshëm i sfidave tona është përdorimi i aplikacionit celular të Halkbank SHA Shkup, ku ekziston një mënyrë për të paguar përmes telefonit tuaj celular me aplikacionin Halkpei, ose duke përdorur orën tuaj Garmin, përmes Shërbimit “Garmin Pay”.
Si sfidë të mëdhe, ne do të veçonim integrimin e shpejtësisë dhe thjeshtësisë të procesit të aplikimit, si dhe fleksibilitetin e bankës gjatë gjithë procesit të aprovimit të kërkesës për kredi dhe bashkëpunimit të mëtejshëm. Mundësinë e mbulimit të kredisë dhe zhvillimin e saj, ofrim të opsioneve të favorshme të Halkbank SHA Shkup në formën e kredive për asete fikse ose kredi të kapitalit qarkullues.  Eksplorimin e ofertave të mëdha në tregun për kredi për shtëpi, si më e favorshmja dhe më e vlefshmja ne nxjerrim në pah ofertën e cila mund të plotësojnë nevojat e klientëve.
Theks i veçantë në sfidat tona janë praktikat e gjelbra, duke mbështetur kompanitë me projekte mjedisore siç janë energjia e rinovueshme, efikasiteti energjetik, zvogëlimi i mbeturinave dhe të tjera që kontribuojnë në mbrojtjen e natyrës, duke mbështetur projekte ECO për komunitetin, por gjithashtu drejtpërdrejt me anë të aktiviteteve tona që zhvillohen përmes platformës HalkEco. Përmes këtyre projekteve, Halkbank SHA Shkup përmes platformës HalkEco bën një ndryshim në komunitet dhe është një motivues për të gjithë ata që përdorin aplikacionin për të qenë të dobishëm dhe të përfshirë në qasjet mjedisore për një të ardhme më të mirë., Deri më tani kemi mbjellë mbi 25.000 pemë në vendin.
Me fuqinë e teknologjisë digjitale, disa sfida janë regjistruar në vitin 2020 ndërsa pandemia vendos rregulla të tilla të lojës. Inovacioni ishte i pashmangshëm dhe ndryshimet që trondisin tregun ekonomik janë një tjetër arsye për të menduar për të ardhmen.

Cilat janë planet për të ardhmen?
Në të njëjtën kohë, me rikapitalizimin e kryer nga aksioneri ynë i vetëm, Halkbank-Turqi, në shumën prej 20 milion EUR në fillim të krizës, fondet tona në gjysmën e parë të vitit arritën në 140 milion euro. Në një vit të tillë krize, ne arritëm të arrijmë rritje si në kreditim, ashtu edhe në bazën e depozitave, më e lartë se ajo e parashikuar, dhe kuptohet, ne kemi një rritje të madhe në përdorimin e kanaleve dixhitale.
Por misioni ynë është gjithashtu që të jemi vazhdimisht të vetëdijshëm për përgjegjësinë dhe detyrën shoqërore korporative. Përgjegjësia është një nga vlerat tona të forta korporative dhe një parim i rëndësishëm që nxit ndryshimet mjedisore, sociale dhe ekonomike që janë postulate themelore të zhvillimit të qëndrueshëm. Halkbank është një bankë kushtuar njerëzve dhe kjo është thelbi i ideologjisë, aktivitetit dhe angazhimit tonë shoqëror. Kjo është arsyeja pse në të ardhmen ne do të vazhdojmë të ndërthurim suksesin financiar me përgjegjësinë sociale, duke i kushtuar vëmendje të veçantë promovimit të shprehive të shëndetshme të jetesës dhe mbrojtjes së mjedisit. Në këtë mënyrë, ne do të kontribuojmë më së miri në arritjen e qëllimeve globale të zhvillimit të qëndrueshëm të përkthyera në “Agjendën 2030 të Kombeve të Bashkuara”.
Digjitalizimi do të marrë vrull dhe bankat kryesore do të përdorin teknologjinë në një numër më të lartë, si dhe në një depërtim më të thellë të klientëve dhe shërbimeve të tyre financiare. Bankat do të duhet të jenë të pranishme në ekosistemet dhe produktet e përdorura nga klientët – kjo do të thotë që partneritetet dhe ndërmjetësimi duhet të jenë pjesë e biznesit të përditshëm. Roli i tyre i zgjeruar do t’i lejojë konsumatorët të kenë kontrollin e fundit personal mbi financat e tyre dhe të dhënat digjitale, klientët do të preferojnë bankat që janë plotësisht në përputhje me vlerat e tyre mjedisore, sociale dhe financiare, si dhe me përgjegjësinë globale. Në përputhshmëri me këtë të fundit, ne si bankë tani më kemi inkuadruar edhe bashkëpunimin me Postën e Maqedonisë së Veriut kështu duke iu mundësuar klientëve qasje më të lehtë në shërbimet tona por edhe njëkohësisht duke e përforcuar edhe më tej rrugëtimin tonë drejtë misionit dhe ideve tona.

Ju jeni edhe Kryetar i këshillit mbikëqyrës në OEMVP, cili është roli i këtij institucioni për sa i përket veprimtarisë tuaj dhe sa është i rëndësishëm inkuadrimi në Odë për institucionin që përfaqësoni?
Roli i këtij institucioni për sa i përket veprimtarisë sonë bankare ndërlidhet me zhvillimin ekonomik afatgjatë, kush janë rriziqet e periudhës së tashme dhe të ardhme dhe kush janë mundësitë për daljen nga recesioni ekonomik dhe rruajtja e shëndetit publik në vend. Situata e ekonomisë vendase është e vështirë, kriza ekonomike nuk do të mbarojë së shpejti, por do të zgjasë. Nuk do të përfundojë në të njëjtën kohë me krizën shëndetësore, por do të ketë një periudhë rimëkëmbjeje ekonomike. Prandaj, është e rëndësishme që masat e shtetit të mos jenë afatshkurtra që synojnë ekskluzivisht mbijetesën e krizës, por gjithashtu të përmbajnë elemente të efekteve afatgjata për të ruajtur aktivitetin ekonomik të sektorit privat. Kompanitë në regjionin e Maqedonisë veri-perendimore kanë një problem me pagesat nga sektori publik, dhe kanë frikë se së shpejti do të goditet likuiditeti i tyre. Ekonomia është e prekur nga detyrimet e papaguara, duhet analizuar furnizimi me energji dhe me mallra dhe rreziqet nga sistemi financiar. Shtohet se në kushtet e Covid-19, është e vështirë të mirëmbahet zinxhiri i furnizimit që përfshin prokurimin, transportin, administrimin dhe sfidat ndërkufitare. Gjithnjë e më shumë kompani do të shkurtojnë prodhimin dhe do të mbyllen, kjo do të rrisë papunësinë, do të zvogëlojë hyrjet buxhetore, do të rrisë varfërinë dhe do të zvogëlojë mundësinë e ndihmës shtetërore atje ku është e nevojshme, gjegjësishtë kompanitë e vogla do të goditen të parat.
Inkuadrimi ynë në Odë është në përputhshmëri me performancat e funksionimit të “Halkbankës” ku shprehet përmes portofolit të cilësisë, rritjes së vendosjes së kredisë, rritjes së bazës së depozitave, marrëveshjeve të nënshkruara me partnerë të huaj për të mbështetur subjekte të biznesit të vogël dhe të mesëm.

Ne shohim se ekziston stabilitet në sektorin financiar dhe rekomandojm që bankat të lëshojnë më shumë fonde për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, d.m.th të krijojnë kredi të ndryshme për të stimuluar ekonomin. Prandaj, ne besojmë se do të ishte mirë të fillonim me kreditim që do ti stimulojmë si kompanitë e vogla dhe të mesme nga njëra anë dhe në anën tjetër normat e interesit mund të rregullohen për të qenë më konkurruese dhe më të arritshme dhe ndërmarrjet jo vetëm të mbështeten në fondet e huaja nga Banka Evropiane e Investimeve dhe fondet nga Banka Maqedonase për Nxitjen e Zhvillimit.

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori