Më shumë se 65 zyrtarë e ish-zyrtarë të lartë të institucioneve të Kosovës, janë të dyshuar dhe po hetohen për korrupsion.
Kështu thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli.
Ai thekson se në mesin e tyre janë zëvendëskryeministra, ministra e zëvendësministra, kryetarë komunash, anëtarë këshillash drejtues, anëtarë bordesh, e të tjerë.
Sipas tij, mungesa e një vullneti politik po ndikon në mosluftimin të korrupsionit siç duhet. Havolli thotë se agjencia has në raste të ndryshme korruptive, nga ato më të lehta – të punësimit, e deri në nivelet më të larta – të shpërdorimit të detyrës zyrtare.
“Këtë vit kalendarik e ka vështirësuar ende gjendja e pandemisë. Do të thotë, shumica e mekanizmave anti-korrupsion, janë fokusuar në çështje të pandemisë dhe më pak ka pasur progres në luftimin dhe parandalimin e korrupsionit. Ne, si Agjenci Kundër Korrupsionit, pavarësisht problemeve që na janë paraqitur sa i përket punës këtu në agjenci, jemi munduar që edhe në kuadër të këtyre masave kufizuese dhe me staf të kufizuar, që të trajtojmë një numër të madh të rasteve, të cilat kanë ardhur në agjenci”, tha ai.
Më tej, Havolli tha se “Gjatë këtij viti kemi trajtuar një numër të madhe të rasteve. Deri më tani, kemi dërguar 65 raste me kallëzim penal për zyrtarë të lartë në prokuroritë përkatëse. Pandemia ndali çdo gjë, por jo korrupsionin. Ky numër nuk është i saktë, sepse këto janë statistika vetëm të përafërta meqë është numër më i madh kallëzimeve penale. Po ashtu në Policinë e Kosovës dhe institucionet tjera kemi dërguar diku edhe 20 shkresa, që e tejkalojnë mandatin e agjencisë për hetime të mëtutjeshme. Nëse flasim për nivelin, pozitat apo rastet që i kemi dërguar në prokuroritë përkatëse, diku 25 raste i takojnë nivelit qendror. Dyzet raste i takojnë nivelit lokal, 18 raste u takojnë niveleve të ndryshme, agjencive të ndryshme dhe dy raste janë në nivelin gjyqësor. Do të thotë, është një numër i madh që hyn në kategorinë e zyrtarëve të lartë, për të cilët është ushtruar kallëzim penal për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe çështje të tjera të deklarimit të pasurisë për zyrtarë të lartë”.
Këtë javë, më 9 dhjetor, shënohet Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit. Edhe në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për shtetet e Ballkanit Perëndimor të publikuar në tetor të vitit 2020, thuhet se korrupsioni në Kosovë është i përhapur dhe vazhdon të jetë një shqetësim serioz.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ankohet personeli i Gjinekologjisë në Çair: Po na rrezikohet integriteti profesional, moral dhe etik i punës sonë

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Ushtarët turq të KFOR-it me patrullime në disa komuna të Kosovës

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës