LAJMI I FUNDIT:

Hashim Thaçi i përgjigjet Vetëvendosjes për anëtarët e KQZ-së

Hashim Thaçi i përgjigjet Vetëvendosjes për anëtarët e KQZ-së

Departamenti për Çështje Juridike i Presidencës në një letër dërguar shefit të grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufcës, e njofton se Thaçi, ka vendosur të emërojë grupin e parë të anëtarëve të KQZ-së dhe më datë 21 qershor në orën 10:00 do të bëhet betimi i grupit të parë të anëtarëve të këtij institucioni, raporton KosovaPress.

Në letrën e dërguar, të siguruar nga KosovaPress thuhet se sipas propozimit të grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Nazlie Bala radhitet e para, nga dy të nominuarit nga ky grup parlamentar, andaj e kanë ftuar të japë betimin.


“Ndërsa, lidhur me emërimin e grupit të dytë të anëtarëve të KQZ-së, do të pritet interpretim i nënti 139 paragrafi 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës nga Gjykata Kushtetuese, pasi që, Presidenti i republikës së Kosovës për të shmangur çdo dilemë se nga cilat grupe parlamentare duhet të emërohen anëtarët e KQZ-së, ka kërkuar interpretimin e këtij neni nga Gjykata Kushtetuese”, thuhet në letrën e dërguar Vetëvendosjes.

Për hapat e mëtejmë, në letër u është thënë se do të njoftohen me kohë.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje një ditë më parë ka reaguar në lidhje me mos konfirmimin e nominimeve nga ana e presidentit Hashim Thaçi të dy anëtarëve të KQZ-së të nominuar nga kjo parti.

Anëtari i deritanishëm i VV-së në KQZ, Adnan Rrustemi, i cili ishte i nominuar sërish nga partia e tij, nuk ishte thirrur nga presidenca, për t’u konfirmuar nominimi i tij si anëtar i KQZ-së.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori