LAJMI I FUNDIT:

Hasani: Te narkotikët nuk do të duhej të vlente vepra penale e rëndësisë së vogël

Hasani: Te narkotikët nuk do të duhej të vlente vepra penale e rëndësisë së vogël

Ish-kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzulla Hasani, njëherit njëri nga hartuesit e Kodit të Procedurës Penale, ka deklaruar se në rastet e narkotikëve nuk do duhej të përdorej instituti i veprave penale të rëndësisë së vogël pa marrë parasysh sasinë me të cilën kapen personat.

Hasani ka thënë se në rastet kur prokurorët kanë prova dhe fakte se të dyshuarit e kanë kryer veprën penale për të cilën dyshohen, atëherë prokurori doemos çështjen duhet ta dërgojnë në gjykatë.

“Nuk mund të përdoret parimi i oportunitetit, sepse vlen parimi i legalitetit, ai i ndjekjes penale. Prokurori ka për detyrim që t`i ndjek kryerësit e veprës penale në momentin kur ka mësuar për një dyshim të arsyeshëm. Tashti eventualisht thash ka mundur nëse prokurori nëse e ka përdorur veprën penale të rëndësisë së vogël, që nuk do të duhej të përdorej vepra penale e rëndësisë së vogël kur kemi të bëjmë me narkotikët, pavarësisht sa është ajo sasia e drogës e cila është gjetur”, ka deklaruar Hasani, në emisionin “Drejtësia në Kosovë”.

Sipas tij, ligjvënësi e ka sanksionuar edhe vetëm posedimin, pa qëllim shitje. Ai ka shtuar se nuk e ka të qartë se si është e mundur që prokurori të heqë dorë nga ndjekja penale, apo të hedhë poshtë kallëzimin penal në rastet kur ka faktet se të pandehurit e kanë pranuar se janë zënë me drogë.

“Nuk e kam të qartë si është e mundur me u tërheq prokurori nëse i pandehuri ka kryer veprën penale dhe nëse e ka pranuar dhe nëse janë të gjitha provat të cilat e dëshmojnë se ai ka abuzuar me këto mjetet psikotropike qoftë në kuptimin e distribuimit, ose në atë kuptimin e posedimit edhe për vetë ne qoftë”, ka thënë Hasani.

I pyetur se lejohet mbyllja e rastit nga ana e prokurorit në rastet kur i pandehuri e ka pranuar se është zënë me drogë dhe se për veprimin e tij është penduar, ish kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Hasani ka thënë “Jo”.

“Nëse dhe kjo ndodhë atëherë kjo është keq. S`mundet, që është penduar me rastin e marrjes së dënimit mundet eventualisht gjykata t`ia merr si rrethanë lehtësuese te peshimi i dënimit. Hetimet pezullohen, pushojnë edhe përfundojnë, pushojnë kur s`ka prova, nuk ka vepër penale, janë këto tjera rrethana – amnistia, falja, parashkrimi. Kur si ke këto rrethana ke me përfunduar hetimin dhe ke me ngrit çështjen ne gjykatë. Nuk mund ta pushosh çështjen pa këto rrethana”, ka deklaruar Hasani.

Ai ka thënë se në rastet kur të pandehurit e pranojnë fajësinë para organeve të hetuesisë se janë zënë me drogë, atëherë veprimet e prokurorit do duhej të ishin të ditura.

Sipas tij në raste të tilla mund të jetë mosdija, mungesa e profesionalizmit, apo edhe mund te jetë edhe çështja e abuzimit të detyrës.

Ndryshe, hulumtimi i ekipit të emisionit ”Drejtësia në Kosovë”, i transmetuar të premten e 20 prillit 2018 dëshmoi se Valdrin Gecajt, djalit të prokurorit të Prokurorisë Speciale i është mbyllur një rast ku ai e kishte pranuar se është zënë me drogë nga Policia bashkë Gecajn, prokurorja Arbëresha Shala – Raqa, rastin ia kishte mbyllur edhe shokut të Valdrin Gecajt.

Mirëpo, siç dëshmoi hulumtimi, raste të ngjashme kur prokurorët i hedhin kallëzimet penale të Policisë, apo edhe i mbyllin hetimet në nivel vendi ka pak.

Të dhënat e hulumtuara treguan se në Prokurorinë Themelore të Pejës sipas të dhënave të siguruara del se nga viti 2013-të, deri më 2017-të, vetëm në një rast janë shfrytëzuar alternativat ligjore për një të dyshuar i cili ishte zënë me 0.07 gramë drogë.

Në Prokurorinë e Gjakovës nuk kanë asnjë rast gjatë viti 2017-të, në Ferizaj nga janari i vitit 2017-të e deri në mars 2018-të nuk kanë asnjë rast  ku janë shfrytëzuar mundësitë që ishin shfrytëzuar nga prokurorja Shala.

Në Prokurorinë e Gjilanit nuk kanë asnjë rast të ngjashëm sikurse ai i Prokurores Arbëresha Shala, edhe pse janë prokuroria me numrin më të madh në nivel vendi ku shfrytëzohen masat alternative.

Prokuroria e Prizrenit, dhe ajo e Mitrovicës nuk kanë kthyer përgjigje.

Në anën tjetër zëvendës-kryeprokurori i Prishtinës, Ibrahim Berisha kur është pyetur se a kanë raste të ngjashme kur i kanë mbyllur hetimet, apo i kanë hudhur kallëzimet panel nuk ka qenë në gjendje të ofrojë të dhëna.

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori