Seancat e shpeshta të jashtëzakonshme po konsiderohen të kota dhe pa rezultate për shkak se rezolutat e miratuara nuk po merren në konsideratë.
Mbajtja e këtyre seancave konsiderohet e kotë, pasi që vazhdimisht devijohen debatet dhe shfrytëzohen për të treguar folklorizmin e deputetëve.
Artan Murati nga Institutit Demokratik i Kosovës (KDI), tha se në këtë legjislaturë, seancat e jashëzakonshme janë thirrur më shumë sa për sy e faqe.
“Kuvendi i Kosovës në përgjithësi është duke pasë një rol reaktiv ndaj cështjeve dhe situatave që po ndodhin në Kosovë, e jo rol proaktiv, pra nuk është duke i prirë proceseve, mirëpo po reagon për cështje të cilat janë duke ndodhur në Kosovë, e këtë reagim është duke e bërë kryesisht përmes seancave të jashtëzakonshme, normalisht që seancat e jashtzakonshme të mirëfillta do të ishte pozitive të kishim sa më tepër sepse ato e tregojnë që deputetët po mirren seriozisht me çështje të caktuara”.
“…mirëpo në Kuvendin e Kosovës, në këtë legjislaturë, këto seanca në shumicën e rasteve po thirren sa për sy e faqe, sepse kemi pa që nuk ka koorum dhe zakonisht janë 20 ose 30 deputet të pranishëm në diskutime për cështje të caktuara dhe asnjëherë por asnjëherë prej të gjithave këtyre seancave nëse ka arritur ndonjëherë të miratohet ndonjë rezolutë që do të tregonte të gjetura konkrete, në masë të madhe këto seanaca të jashtëzkonshme vetëm se sa janë duke e ngadalësuar jetën parlamentare duke interferuar dirket në zhvillimin e seancave të rregullta plenare, edhe rezultatet e tyre lënë shumë për të dëshiruar”, tha Murati, për Ekonomia Online.
Murati u shpreh se opozita është ajo e cila këtë vit ka thirrur më së shumti seanca të jashtëzakonshme, gjegjësisht Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në bashkëveprim me Lëvizjen Vetëvendosje (VV).
“Është karakteristikë e kësaj legjislature pasi kemi një bashkëpunim shumë të mirë opozitar mes LDK-së dhe Vetëvendosjes për thirrjen e seancave të jashtëzakonshme dhe faktikisht shumica apsolute e seancave që janë thirrur këtë legjislaturë, kanë qenë seanca të përbashkëta të LDK-së dhe Vetëvendosjes”.
“Gjatë vitit të kaluar ka pasë raste ku ka pasë bashkëpunim edhe nga ana e deputetëve nga subjekte të ndryshme politke, p.sh kur ka qenë një seancë e jashtëzakonshme për persona të pagjetur, ka pasë inicues dhe kanë qenë deputetët e PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, mirëpo këto janë më të rralla por shumic absolute e seancave të jashtëzakonshme janë thirrur nga LDK-ja dhe Vetëvendosja”.
Ndërsa deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Nait Hasani, shprehet se thirrja e seancave të jashtëzakonshme, tashmë është kthyer në një praktikë të shpeshtë nga opozita.
Sipas tij, seancat e jashtëzakonshme e kanë humb kuptimin dhe janë bërë “bajat”.
“Në Kuvendin e Kosovës e kanë bërë një praktikë që të thirren seancat e jashtëzakonshme për gjendje të pazakontë dhe këtu humb kuptimi i seancave ose janë bërë bajat në kuptimin popullor, për çështje të cilat nuk duhet të trajtohen në një seancë të jashtëzakonshme. Me seancë të jashtëzakonshme prap nuk e kemi zgjidhë problemin, nuk ndryshohet gjendja”.
“Kuptimi logjik i seancës së jashtëzakonshme nuk ekziston. Ne po thirrim seanca të jashëzakonshme për probleme absurde që i teket një deputeti të bëjë politika për fushata zgjedhore për vete, seancat e jashtëzakonshme janë të pakuptimta, të padrejta dhe të paarsyeshme në rrethana. Kjo është një humbje kohe dhe një mundësi e manipulimit politk me seanca të jashtëzakonshme. Bllokimet po ndodhin për shkak të seancave të jashtëzakonshme”.
Hasani shprehet se seancat e jashtëzakonshme po e bllokojnë punën e Kuvendit të Kosovës, fajin për këtë ia lë opozitës.
“Seancë pas seancë është blloku kuvendi nga opozita për qëllime politike, kështu që opozita nuk po mund të arrijë një objektiv të vetin për rrëzimin e qeverisë dhe përmes seancave të jashtëzakonshme i bllokon proceset politike”.
Për deputetin nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, seancat e jashtëzakonshme kanë prodhuar efekt, janë miratuar rezoluta dhe janë nxjerrë përfundime të ndryshme.
Semanaj shprehet po të dëshironte opozita, do ta bllokonte pothuajse tërë jetën parlamentare, por sipas tij, Kuvendi i Kosovës e ka humbur rendin e shpisë.
“Kjo legjislaturë lirisht merr epitetin e legjislaturës së jashtëzakonshme, sepse asgjë nuk është e zakonshme, as mënyra se si qeveriset në Kosovë, gjithçka po ndodh si me qenë e jashtëzakonshme ne si parti opozitare, duke pa se kanë mbetë me qindra pika të rendit të ditës së pa përfunduara, si rezultat i keqmenaxhimit nga ana e kolaicionit qeverisës, atherë kemi zgjedhë një form tjetër se si të i shtyjmë përpara cështjet që për neve janë me rëndësi, nëpërmes thirrjes së seancave të jashtëzakonshme”.
“Sipas vlerësimit tonë këto senaca kanë prodhu efekt, sepse pothuajse pas secilës prej tyre, ose është miratu ndonjë rezolutë ose nxjerrë një përfundim dhe për vlerësimin tonë është aspket pozitiv dhe ky aspekt pozitiv është pse ne kemi dashur të jetë pozitiv, po do dëshironim ne, ne mund ta bllokonim pothuajse tërë jetën parlamentare në Kosovë dhe më pas mos të funksiononte asgjë. Ne po besoj që ia kemi arritë qëllimit, por ja kemi arritë qëllimit në një situatë të jashtëzakonshme, ku kemi sa keqmenaxhim të seancave, humbje të rendit të shpisë brenda kuvendit të Kosovës”.
Vetëm gjatë këtij viti, Kuvendi i Kosovës ka mbajtur 15 seanca të jashtëzakonshme dhe 13 seanca plenare, derisa në anën tjetër legjislatura e gjashtë është karakterizuar me mugesë koorumesh. /EO/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dita Botërore e Foshnjave të Lindura Para Kohe: Ajri i ndotur dhe mosha faktorët e rrezikshëm për lindjen e parakohshme
Droga në lëkurë gjedhi, pse SPAK lejoi kalimin e dy ngarkesave me kokainë?
Ibrahimi: Jemi në politikë sepse kemi shqetësimet e përbashkëta me qytetarët për çështjet publike
Kooperativa "Krusha": Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë grant nga Ministria e Bujqësisë
Peci reagon ndaj akuzave: Nuk mund të më ndalni as me ujë e as me plumba
PDK kërkon shkarkimin e Fitore Pacollit dhe Faton Pecit pas skandalit të grantit prej 100 mijë eurove
Droga në lëkurë gjedhi, pse SPAK lejoi kalimin e dy ngarkesave me kokainë?
Parandalohet ngjarja e rëndë kriminale në Dibër - arrestohet 20 vjeçari që po qarkullonte me armë zjarri, doreza dhe benzinë në automjet
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të keqpërdoren për të vepruar Prokuroria
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën