Parlamenti i ri i Kosovës pritet të mblidhet të hënën dhe me këtë fillon edhe procesi i zgjidhjes së institucioneve të reja.
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetueses, Enver Hasani, thotë se menjëherë pas konstituimit të parlamentit të ri të vendit në radhë vjen zgjedhja e presidentit.
“Në kuadër të zgjedhjes së organeve të pushtetit nuk bën pjesë shefi i shtetit nuk është pushtet prandaj edhe figuron menjëherë pas Kuvendit si simbol i unitetit. Kështu është në të gjitha Kushtetutat. Mbi bazën e kësaj është krejt e natyrshme që të procedohet me zgjedhjen e presidentit menjëherë pas Kuvendit”, tha Hasani.
Arsye tjetër, thotë Hasani, është edhe fakti, se ai post ka mbetur bosh së pari. Kësisoj presidenti është dashur të zgjidhet në fakt, që para zgjedhjeve parlamentare.
“Sepse ai nuk duhet t’i nën shtrohet filtrimeve zgjedhore për shkak se as mandati dhe as zgjedhja e tij nuk lidhen me procese zgjedhore”, theksoi Hasani.
Hasani tha se kryetari i ri i parlamentit që do të zgjidhet të hënën bëhet direk ushtrues detyre i presidentit por se këtë mandat nuk mund ta ushtrojë përtej datës 6 maj të këtij viti, kur bëhen gjashtë muaj nga dita kur ka dhënë dorëheqje ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
“Nëse kalon afati gjashtë mujor ne e shkatërrojmë atë institucion dhe nuk mund të ketë asnjë mënyrë tjetër për legjitimim të organeve të tjera. Në mënyrë zinxhirore degjilitimohen organet e tjera dhe ne kthehemi në vitin zero”, theksoi ai për zeriamerikes.
Prandaj sipas Hasanit mossuksesi i përfaqësuesve për të zgjedhur presidentin, përveç që e dërgon vendin në zgjedhje të reja, do të ishte gabim i madh dhe i pafalshëm.
Sipas Kushtetutës së Kosovës, zgjedhja e presidentit mund të shkojë në tri raunde.
“Numri i domosdoshëm që duhet të jenë aty është 80 në dy raundet e para dhe në raundin e tretë mund të jenë edhe 60”, shpjegoi Hasani.
Hasani tha se nëse nuk zgjidhet presidenti menjëherë pas konstituimit të parlamentit ushtruesi i detyrës së presidentit nuk mund të mandatojë kryeministrin për formim të qeverisë meqë sipas tij ushtruesi i detyrës nuk ka kompetenca të plota sikur presidenti i zgjedhur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Shekerinska: BE-ja duhet të përfshijë aleatë që nuk janë anëtarë të saj në iniciativat e mbrojtjes

Aleanca ushtarake trepalëshe: A i është kërkuar Malit të Zi të jetë pjesë e marrëveshjes?

Vetëvendosje ankohet në Gjykatën Supreme: LDK bëri vjedhje industriale të votave të diasporës

Haxhiu i reagon Prokurorisë pas bastisjes në Ministrinë e Bujqësisë: Drejtësia s'duhet të jetë selektive, aq më pak spektakël

Qytetari i përlotur teksa Thaçi vendos kurorë me lule te varri i babait të tij në Burojë të Skenderajt

Pesë ditë pas vdekjes së babait të tij, Hashim Thaçi vjen në Kosovë

Bastisjet në Ministrinë e Bujqësisë, Peci i quan shpifje lajmet për renovimin e objektit në Ulpianë

Nga vizita te varri i babait e deri te qëndrimi me familje - detaje rreth vizitës së Thaçit në Kosovë

Thaçi përfundon vizitën në shtëpinë e tij në Burojë të Skenderajt

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Egli-Gjestit: Nuk e ke idenë se sa njerëz jashtë, nga kjo marrëdhënie kanë interpretuar që ne do të martohemi

Raportet e Inteligjencës Britanike: Gati një milion viktima ruse në Ukrainë

Putin i premtoi Trumpit armëpushim në Ukrainë, por Rusia sulmon ashpër Odesën

Gola, emocione dhe spektakël: Kosova fiton duelin e parë ndaj Islandës në play-off të Ligës së Kombeve

Kajtazi: Janë 720 spiunë në Kosovë, Shabani e Qerimi nuk janë kryesorët

UEFA ka ndaluar organizimin e shtatë ndeshjeve mes kombëtarëve evropiane, përmenden Kosova dhe Shqipëria