LAJMI I FUNDIT:

Hasani: Kurti ia ka garantuar Kishës Ortodokse Serbe paprekshmërinë absolute

Hasani: Kurti ia ka garantuar Kishës Ortodokse Serbe paprekshmërinë absolute

Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Kosovës për miratimin e Projektligjit për liritë fetare përmes së cilit pritet të definohet statusi për Kishën Ortodokse Serbe.

Zëdhënësja e BE-së, Anitta Hipper, ka thënë se miratimi i këtij ligji në Kuvendin e Kosovës është në interes të të gjitha komuniteteve në Kosovë kur u pyet mbi statusin e Kishës Serbe.

“Dhe për projektligjin e Kishës Ortodokse Serbe, ne bëjmë thirrje për miratimin e Ligjit për Lirinë Fetare. Ky ligj është në interes të të gjitha komuniteteve dhe ftojmë deputetët e Kuvendit që të mbështesin miratimin e ligjit”, ka thënë ajo.


Sipas Enver Hasanit, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, ndryshimet në këtë ligj dhe miratimi i tij janë në funksion të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit – respektivisht nenin 7 të kësaj marrëveshje – dhe, në thelb, formalizojnë një realitet të krijuar për Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë (KOS).

“Unë mendoj që trajtimi preferencial ose i privilegjuar i Kishës Ortodokse Serbe e ka origjinën apo gjenezën te marrëveshja e Ohrit, përkatësisht e Brukselit. Ky ligj e implementon një pjesë të dispozitave që kanë të bëjë me statusin e Kishës Ortodokse Serbe, e formalizon një gjendje ekzistuese. Në vend që ligji, meqenëse është fjala për një kishe, institucion fetar, i cili ka trajtim të privilegjuar dhe në pjesë të caktuara edhe në planin e Ahtisarit ka pas eksterritorialitet. Për shkak se pa lejen e titullarit të Kishës përkatëse, që vlen vetëm për Kishën Ortodokse Serbe, jo për tjerët, në qoftë se vjen nevoja për të ndërhyrë për shembull për zbatim të ligjit… ose për e kemi rastin e sulmit terrorist (në Banjskë të Zveçanit), ku të gjithë ata u futën në kishë, është gabim që s’është rregulluar, çka nëse nuk jepet leja.

Statuse të paprekshmërisë së tillë, ekzistojnë vetëm për hapësira diplomatike dhe deri diku edhe konsullore që rregullohen me konventat e Vjenës për marrëdhënie diplomatike dhe konsullore”, ka thënë Hasani në FIVE të Dukagjinit.

Hasani argumenton se për Ligji për Liritë fetare përbën një cenim të sovranitetit dhe juridiksionit të shtetit laik të Kosovës.

Në vend që të përcaktohej një kapitull i veçantë me procedura të qarta veprimi, ligji garanton paprekshmërinë absolute të KOS-it, duke formalizuar një marrëveshje që, sipas tij, i detyron institucionet kosovare të pranojnë realitetin aktual të operimit të Kishës Ortodokse Serbe.

“Në këtë kuptim kjo ka qenë dhe është shumë problematike. Për shkak se në të ardhmen, unë prapë po e përsëris, ligji ka dispozita shumë të mirë sa i përket kontrollit financiar, shpëlarjes së parave, aktiviteteve potenciale kriminale që mund ti kenë bashkitë e caktuar afetare”.

Ai ligj, dispozitat që i janë shtu ligji për ndryshim dhe plotësim, e formalizon zotimin që e ka marr Kurti në Ohër. E formalizon gjendjen qysh operon sot për sot ose qysh ka operuar deri sot Kisha Ortodokse Serbe. Kjo është esenca e atij ligji… Në vend që të kishte dispozita ose kapitull të veçantë, i cili përcakton proceduar e veprimit, në mënyrë që, se ai është garantim i paprekshmërie absolute. Është cenim i sovraniteti dhe juridiksionit të shtetit laik ndaj krejt terrorit.”, ka shtuar Hasani. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Politikë
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori