LAJMI I FUNDIT:

Harry Styles rigjen unazën Gucci që humbi në “Coachella”

Harry Styles rigjen unazën Gucci që humbi në “Coachella”

Harry Styles mbështet trajtimin e njerëzve me mirësi dhe duket se kjo i’u kthye atij.

Këngëtari i hitit “As It Was” është ribashkuar me unazën e tij të dashur të luanit Gucci (350 dollarë) pasi e humbi atë gjatë performancës së tij në “Coachella 2022”.


Të mërkurën, Styles postoi një Instagram Story me mbishkrimin dramatik, “Është kthyer. Faleminderit”.

28-vjeçari humbi unazën e tij të famshme gjatë fundjavës së dytë të festivalit muzikor, kur ajo i doli nga gishti në mes të shfaqjes.

Harry Styles pranon se ndjehej i turpëruar të fliste për jetën e tij seksuale
Lexo po ashtu Harry Styles pranon se ndjehej i turpëruar të fliste për jetën e tij seksuale

Fansat u zotuan se do t’ia kthenin atë ish-anëtarit të “One Direction”, madje disa e ngadalësuan videon e performancës së tij për të parë se ku përfundoi saktësisht unaza.

Fansat në Twitter më vonë pohuan se gjetën personin që kapi unazën dhe u përpoqën ta ribashkonin me stilistin e këngëtarit, Harry Lambert.

Billie Eilish bëhet performuesja më e re në historinë 23-vjeçare të Coachella
Lexo po ashtu Billie Eilish bëhet performuesja më e re në historinë 23-vjeçare të Coachella

Rikthimi i unazës së tij Gucci vjen pikërisht në kohën e publikimit të albumit të shumëpritur të Styles “Harry’s House” më 20 maj, me fansat që tashmë janë në radhë për biletat për shfaqjet e tij të drejtpërdrejta. /Telegrafi/