Harry Kane ka konfirmuar me anë të një postimi në mediat sociale se ai do të qëndrojë në Tottenham Hotspur për pjesën e mbetur të sezonit 2021/22.

Sulmuesi 28-vjeçar është lidhur me një transferim të madh te Manchester City gjatë afatit kalimtar të verës.


Megjithatë, pas shumë zërave dhe thashethemeve, Kane njoftoi të gjithë në llogarinë e tij zyrtare në Twitter të mërkurën, se ai do të mbetet te Spurs.

“Ishte e pabesueshme të shihje pritjen nga tifozët e Spurs të dielën dhe të lexoja disa nga mesazhet e mbështetjes që kam pasur në javët e fundit”.

“Unë do të qëndroj në Tottenham këtë verë dhe do të jem 100 për qind i fokusuar në ndihmën e ekipit për të arritur sukses”, shkroi Kane.

Javën e kaluar, Manchester City bëri një ofertë prej 125 milionë funtesh për kapitenin e Anglisë, por ajo u refuzua nga kryetari i Spurs, Daniel Levy.

Tani, drejtuesit e klubit nga Etihad pritet të hidhen në sulm për yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldo. /Telegrafi/

telegrafi sport app