Harry Kane emëron ish-yllin e Liverpoolit si lojtarin më të nënvlerësuar ndaj të cilit ka luajtur

Ylli i Bayern Munichut, Harry Kane ka cilësuar një ish-yll të Liverpoolit si lojtarin më të nënvlerësuari ndaj të cilit ka luajtur deri tani në karrierën e tij.
Kapiteni i Anglisë u largua nga Liga Premier verën e kaluar kur u transferua nga Tottenham Hotspur te gjiganti gjerman i Bundesligës, Bayern Munich.
Që kur u transferua në Bavari, sulmuesi ka qenë në formë produktive pasi ka shënuar 44 gola dhe 12 asistime në 45 ndeshje në të gjitha garat.
Këtë javë, Kane zgjodhi disa nga lojtarët e tij të preferuar gjatë një interviste me mediumin e njohur GOAL.
View this post on Instagram
Kur u pyet për të përmendur lojtarin e parë që i vjen në mendje kur dëgjon fjalën ‘shpejtësi’, Kane zgjodhi bashkëlojtarin e kombëtares së Anglisë, Kyle Walker.
Anglezi zgjodhi shokun e skuadrës së Bayernit, Jamal Musial për ‘potencialin’ dhe emëroi Cristiano Ronaldon si lojtarin më të mirë ndonjëherë.
Kur u pyet për lojtarin më të nënvlerësuar, Kane vazhdoi të emëronte ish- kapitenin e Liverpoolit, Jordan Henderson.
Henderson kaloi më shumë se 10 vjet si lojtar i Liverpoolit dhe u emërua kapiten i klubit pasi Steven Gerrard u largua në vitin 2015.
Që atëherë, ish-mesfushori i Sunderland është bërë një nga kapitenët më të suksesshëm të klubit pasi fitoi Ligën e Kampionëve, Ligën Premier, Superkupën e UEFA-s, Kupën e Botës për Klube, FA Cup, Carabao Cup dhe Community Shield.
Verën e kaluar, Henderson u largua nga Liverpooli për në Lindjen e Mesme pasi nënshkroi për skuadrën e Superligës së Arabisë Saudite, Al Ettifaq, të cilët drejtohen nga legjenda e Reds, Gerrard.
Megjithatë, pas vetëm gjashtë muajsh, Henderson u rikthye në futbollin evropian kur u largua nga Al Ettifaq për skuadrën holandeze Ajax.
Në 11 paraqitje në të gjitha garat, 33-vjeçari bëri tre asistime, por ende nuk e ka gjetur rrjetën për klubin e tij të ri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Ky nuk është futboll, është rrëmbim pushteti”, Tebas me qëndrim të ashpër ndaj Florentino Perezit

Deklarata skandaloze e gjyqtarit të VAR-it që nxiti reagimin brutal të Realit para finales

E kundërta nga ajo që thuhet prej Real Madridit, mediumi spanjoll shfaq 19 "gabimet" nga të cilat përfituan Los Blancos

Man City po përgatitet të shpenzojë 215 milionë euro për nënshkrimin me dy ‘diamantë’ të futbollit

Navas 'poshtëron' Laportan, refuzoi Barcelonën dhe i dërgon një mesazh Florentino Perezit

Capello emëron 7 lojtarët e Milanit që meritojnë të qëndrojnë në San Siro

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

E kundërta nga ajo që thuhet prej Real Madridit, mediumi spanjoll shfaq 19 "gabimet" nga të cilat përfituan Los Blancos

Deklarata skandaloze e gjyqtarit të VAR-it që nxiti reagimin brutal të Realit para finales

Navas 'poshtëron' Laportan, refuzoi Barcelonën dhe i dërgon një mesazh Florentino Perezit

Ngritet çmimi i bukës në Gjakovë – qytetarët të shqetësuar për koston e jetesës

Misteri i vrasjes së rreshterit Muhamed Lika, thellohen hetimet

Aeroplanë luftarakë, njësi snajperësh dhe jo vetëm – zbulohen detaje të ‘operacionit të madh të sigurisë’ për funeralin e Papa Françeskut