Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se në vitin 2019 do të jetë prioritet ekonomia. Ai u shpreh se se nuk është përmbyllur ende reforma për lirimin e bizneseve nga ngarkesat tatimore.
Këto komente Haradinaj i ka bërë gjatë një takimi me drejtues të Odës Ekonomike Amerikane.
Pas komenteve të komunitetit të bizneseve se sektori publik dhe Qeveria është bërë vend tërheqës për punësime, ndërsa sektori privat ka mbetur jo tërheqës, ai ka komentuar edhe punësimet në administratë e qeveri.
“Te pagat s’ka pasur ligj për paga, pra është hera e parë që do të ndodhë shumë shpejt Ligji për Pagat, me gjithë defektet që mund t’i ketë. Punësimi në kabinetin qeveritar ka ndodhë në vazhdimësi, në Qeverinë Thaçi, në Qeverinë Mustafa, ndërsa me ardhjen time nuk janë më shumë se 40”, tha ai.
Haradinaj nuk harroi as me këtë rast ndikimin ekonomik të taksës ndaj Serbisë.
“Investimet e huaja, kemi investitorë të huaj, siç është Bechtel & Enka, por pritet edhe një investitorë për energji elektrike siç është Contur Global. Pra, ky vit do të jetë i ekonomisë. Taksa ndaj Serbisë ndoshta ka qit probleme për disa importues, por ky vendim është politik. E kemi ditë që i ka disa ndikime të rënda për disa biznese në Kosovë”, tha ai duke kërkuar nga prodhuesit që të kenë kujdes për çmimet e produkteve, të mos i shtrenjtojnë.
Haradinaj lidhur me buxhetin 2019 ka thënë se Kuvendi është në pushim, dhe në fund të muajt do të mbahet një seancë për buxhetin.
“PSD i ka disa kërkesa për buxhetin që besoj se do t’i realizojmë”, tha ai.
Për sa i përket çështjes së Telekomit, Haradinaj tha se në këtë vit shpreson që do të bëhet një zgjidhje për kompani, që sipas tij, është bukur i komplikuar.
Drejtori Ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, ka thënë se qëllimi i takimit është diskutimi lidhur me përshpejtimin e zhvillimit ekonomik.
Zeka shpreson që viti 2019 do të jetë me prioritet ashtu siç është paralajmëruar nga kryeministri, një vit i zhvillimit ekonomik.
Ndërsa, Ilir Ibrahimi, kryetar i Bordit të OAK ka inkurajuar qeverinë për reformat qeveritare, por sipas tij, këto duhet të ndodhin në vazhdimësi për përmirësimin e klimës së të bërit biznes. /KP /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Nesër mbahet shitja e 65-të aseteve e Agjencisë Kosovare të Privatizimit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert