LAJMI I FUNDIT:

Haradinajt emëron Bulliqin në vend të Mehës

Haradinajt emëron Bulliqin në vend të Mehës

Kryeministri i ri i vendit, Ramush Haradinaj, ka shkarkuar Komisionin Shtetërorë për Demarkacion me Malin e Zi, të kryesuar më parë nga Murat Meha.

Murat Meha jep dorëheqje, nuk pret që të votohet qeveria Haradinaj?
Lexo po ashtu Murat Meha jep dorëheqje, nuk pret që të votohet qeveria Haradinaj?

Kryeministria ka njoftuar se nga sot se ky komision do të drejtohet nga ish-deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, i cili ka për detyrë ta krijojë një komision të ri për demarkim.


“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka propozuar Qeverisë shkarkimin e Komisionit Shtetëror për Demarkacion dhe njëkohësisht e ka caktuar ekspertin e njohur të Kosovës, profesor Shpejtim Bulliqi, që ta krijojë ekipin për të marrë përgjegjësitë për krijimin e Komisionit Shtetëror për Demarkacion”, thuhet në njoftim.