LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: VV dhe Kurti të tregojnë ku kanë shkuar paratë e ndara për energji

Haradinaj: VV dhe Kurti të tregojnë ku kanë shkuar paratë e ndara për energji
Foto: Arkiv

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj sot në seancën e Kuvendit ka thënë se kundërshtimi i VV-së për formimin e komisionit hetimor për shpenzimet në energji, është fakt se pushteti po frikësohet nga këto hetime.

Haradinaj tha se janë ndarë shuma të mëdha për blerjen dhe subvencionimin e energjisë, ndërkaq Kuvendi i Kosovës nuk ka marrë asnjë llogari se si janë shpenzuar ato para


“VV dhe kryeministri Kurti kanë pasur gjithmonë politikë armiqësore ndaj investimeve në energji, si për projektin Kosova e Re e së fundi edhe për projektin amerikan të gazsjellësit. Kundërshtimi i VV-së për formimin e komisionit hetimor për shpenzimet në energji, është fakt se pushteti po frikësohet nga këto hetime”, u shpreh lideri i AAK-së.

Sipas tij, është fakt se janë ndarë shuma të mëdha për blerjen dhe subvencionimin e energjisë, ndërkaq Kuvendi i Kosovës nuk ka marrë asnjë llogari se si janë shpenzuar ato para.

Ai shtoi se pushteti nuk mund të fshihet me kundër-komision dhe as t’i ikën llogaridhënies.

“Së fundi kemi aferën e një ambasadori të Republikës së Kosovës, të përfshirë në transaksione me kompanitë që bëjnë tregti me energji dhe ku shihet se nuk ka deklaruar kompaninë në AKK”, tha ai

Sipas tij, duke kundërshtuar hetimet për shpenzimet në energji, pozita vetëm sa po ia rëndon vetes fajësinë. “Nuk mund të fshihen me kundër komision dhe nuk mund t’i ikin llogaridhënies për atë se çfarë ka ndodhur!”, përfundoi Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Deklarimi i pasurisë së Kurtit, Miftaraj thotë se ai po investon në Norvegji

Deklarimi i pasurisë së Kurtit, Miftaraj thotë se ai po investon në Norvegji

Lajme
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Lajme
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Gjendet 12-vjeçari nga Shtimja që ishte raportuar i humbur

Gjendet 12-vjeçari nga Shtimja që ishte raportuar i humbur

Lajme
Dritëhije mbi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për pushimin e çështjes për bashkëshortin e ministres Ibrahimaj

Dritëhije mbi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për pushimin e çështjes për bashkëshortin e ministres Ibrahimaj

Lajme
Kalo në kategori