LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj uron nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

Haradinaj uron nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka uruar sot të gjithë nxënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, duke thënë se i kanë vetes prioritet që cilësinë e arsimit në Kosovë ta përafrojnë me standardet e Bashkimit Evropian.

Lexoni të plotë postimin e Haradinajt në Facebook:


“Fëmijë të dashur,

Kjo është dita e parë e shkollës për ju. Bashkë me mijëra nxënës të tjerë dhe me prindërit tuaj, sot do ta keni një ditë të veçantë. Nga unë pranoni urimet më të mira për fillimin e vitit të ri shkollor!

Ne i kemi dhënë vetes prioritet, që cilësinë e arsimit në Kosovë ta përafrojmë me standardet e BE-së. Bashkë me ju dhe mësimdhënësit do të punojmë që ky synim të bëhet realitet”, shkruan Haradinaj në Facebook.  /Telegrafi/