LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj u shkruan liderëve politikë: Demarkacioni mund të kthehet në pikën zero (Dokument)

Haradinaj u shkruan liderëve politikë: Demarkacioni mund të kthehet në pikën zero (Dokument)

Pas Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i cili ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës se në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme e ka ndryshuar Marrëveshjen mes partive për Projektligjin për Demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, ka reaguar edhe kreu i AAK-së dhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një letre dërguar Kadri Veselit, Behgjet Pacollit, Fatmir Limajt dhe Avdullah Hotit, i  ka paralajmëruar se “çdo ndryshim potencial i kësaj marrëveshjeje parimore rreth Projektligjit mund t’i kthej në pikën zero tërë proceset dhe përpjekjet”.

Në letrën e Haradinajt për liderët, të cilën e ka siguruar gazeta Express, ai i paralajmëron ata kundër ndryshimeve ndaj marrëveshjes, që ai e ka quajtur “përfundimtare”.


AAK: Komisioni Parlamentar e ndryshoi tekstin e marrëveshjes së liderëve për demarkacionin, gjithçka rrezikon të kthehet në pikën ZERO
Lexo po ashtu AAK: Komisioni Parlamentar e ndryshoi tekstin e marrëveshjes së liderëve për demarkacionin, gjithçka rrezikon të kthehet në pikën ZERO

Deputetja e LDK-së, kryetare e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani, i është kundërpërgjigjur akuzave të partisë së kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Ne kemi vendosur në votim tekstin e njëjtë, që na është dërguar nga propozuesi”, ka thënë Osmani

Ndërsa shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook,  ka thënë se marrëveshjen e ka lexuar tekstualisht dhe se është aprovuar në Komisionin për Punë të Jashtme.

Hoti: Kjo është e vërteta e marrëveshjes së miratuar në Komisionin Parlamentar për demarkacionin
Lexo po ashtu Hoti: Kjo është e vërteta e marrëveshjes së miratuar në Komisionin Parlamentar për demarkacionin

Ai ka thënë se të enjten e javës së kaluar kur është hartuar marrëveshja, Haradinaj nuk ka dashur ta komentojë fare këtë çështje, ndërsa të shtunën janë njoftuar se ai e ka pranuar marrëveshjen.