LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj tregon si ia vranë vëllain dhe si e shpëtoi Rafet Ramën (Video)

Haradinaj tregon si ia vranë vëllain dhe si e shpëtoi Rafet Ramën (Video)

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, edhe një herë ka folur për deputetët e pozitës, të cilët nuk e votuan marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi në Kuvend.

Ai ka thënë se pozita nuk arriti të kalojë Demarkacionin, jo vetëm pse opozita nuk donte, por sepse ata nuk u përkrahën as nga një numër i deputetëve të tyre.


Haradinaj, në emisionin “Komiteti Qendror” në RTV Dukagjini, ka shtuar se deputetët e pozitës nuk u frikësuan as nga vetë ai, e as nga dikush tjetër i opozitës, por nuk e votuan Demarkacionin sepse, sipas tij, ata kanë ndjerë përgjegjësi të mbrojnë territorin e trevës nga ata vijnë.

Ai ka përmendur deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Rafet Rama, për të cilin ka thënë se ia ka shpëtuar jetën, dhe për shkak të mbrojtjes së Ramës, iu vra vëllai i tij, Luan Haradinaj.

Dhe këtë, Haradinaj ka thënë se e ka bërë sepse gjithmonë ka pasur qëllim mbrojtën e territorit të Kosovës dhe njerëzve të saj, prandaj nuk do t’ia falë kurrë deputetit Rama votimin e Demarkacionit, me anë të të cilit, sipas kreut të AAK-së, i merret tokë Kosovës. /Express/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori