LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj tregon se si do të sillet në raport me qeverinë e ardhshme

Haradinaj tregon se si do të sillet në raport me qeverinë e ardhshme

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se kushdo që e heq taksën ndaj mallrave të Serbisë bën gabim të madh.

Haradinaj ka folur të martën në “Debat” në RTK.


“Ata, Kurti dhe Osmani, mund të vendosin reciprocitetin, si masë më të gjerë, por duke mos e hequr taksën. Taksa nuk i pengon. Me heqjen e taksës shkaktohen pasoja të tjera. Atë ditë që koalicioni i ardhshëm i rikthen mallrat serbe është gabim kardinal dhe që nuk falet”, ka thënë ai.

Haradinaj nuk ka dashur të tregojë qëndrimin e tij pasues në rast se do të ndodhte një gjë të tillë.

“E quajta gabim kardinal”, ka thënë ai.

Haradinaj ka thënë se duke qenë në opozitë do ta përkrahë pushtetin e ri në temat që ka të drejtë, por gjithashtu do ta kundërshtojë aty ku nuk ka të drejtë.

“Ajo që na pret tash e tutje, unë nuk e lidhi vetëm me pozicion a individ, por me tema. Nëse pozita ka të drejtë në tema do t’i përkrahim, aty ku nuk kanë të drejtë do t’i kundërshtojmë. E njëjta do të ndodhë edhe me opozitën, me PDK-në. Nuk do t’i shohim njerëzit, do t’i shohim temat”, ka thënë ai.

Në trend Lajme

Më shumë

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori