LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj thotë se Vatikani ka intensifikuar dialogun me Kosovën

Haradinaj thotë se Vatikani ka intensifikuar dialogun me Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se Kosova është duke i intensifikuar përpjekjet euro-atlantike dhe me frymën e saj paqësore është duke treguar se diversiteti është vlerë e shtuar e shoqërisë.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “kalimi prej fazës së përkrahjes së vazhdueshme morale dhe materiale për popullin e Kosovës nga Vatikani, në një dialog formal, siç është denominimi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, emërimet zyrtare të nivelit të lartë përfaqësuesve nga të dy palët, angazhimet e nduardurshme të përbashkëta janë tregues të avancimit të raporteve tona”.


Postimi i Haradinajt në Facebook:

“Kosova, në rrugën e vet për integrimin euro-atlantik është duke intensifikuar përpjekjet që frymën e saj paqësore, me një histori gati unike të harmonisë ndërmjet njerëzve ta promovojë në të gjitha vendet, duke treguar se diversiteti është vlerë e shtuar e shoqërisë tonë.

Është një ogur i mirë që gjithnjë e më shumë janë duke u kuptuar e pranuar virtytet tona, dhe jam i lumtur që edhe Selia e Shenjtë ka intensifikuar dialogun formal me shtetin e Kosovës.

Kalimi prej fazës së përkrahjes së vazhdueshme morale dhe materiale për popullin e Kosovës nga Vatikani, në një dialog formal, siç eshte denominimi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, emërimet zyrtare të nivelit të lartë përfaqësuesve nga të dy palët, angazhimet e nduardurshme të përbashkëta janë tregues të avansimit të raporteve tona.

Vazhdimësia e komunikimit në cilësinë e kryeministrit të Kosovës edhe pas vizitës sime dhe takimit me Papa Françeskun, sekretarin e shtetit kardinalin Parolin, tregojnë përkushtimin e Kosovës ndaj paqes ndërmjet njerëzve brenda Kosovës, ndaj paqës në rajon dhe ndaj paqes si vlerë universale”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori