Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në një takim kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq.
Sipas një njoftimi, kryeministri Haradinaj ka thënë se ardhja e kryeministrit Markoviq, i ka dy porosi sot në Kosovë, si, hapja e Qendrës për Zhvillim e Malazezëve në Kosovë, e cila u inaugurua në mëngjes, si porosi që malazezët e Kosovës janë në shtëpinë e tyre në Kosovë dhe do ta kenë përkrahjen e Qeverisë dhe institucioneve të Kosovës dhe, është inaugurimi i autorrugës, që lidh në këtë rast rajonin, lidh Kosovën me Maqedoninë, por lidh edhe Maqedoninë me Shqipërinë, Maqedoninë me Malin e Zi.
Po sipas njoftimit, kryeministri Haradinaj, gjatë takimit ka biseduar për të gjitha temat bilaterale, duke besuar që marrëdhëniet Kosovë-Mal i Zi do të thellohen edhe më tutje për qëllimet e njëjta euroatlantike.
“Kryeministri Haradinaj e ka njoftuar homologun malazez për të gjitha zhvillimet e fundit në vend, sundimin e rendit dhe ligjit, progresin ekonomik, infrastrukturor dhe reformat e përgjithshme në vend. Në këtë takim Kryeministri Haradinaj potencoi rëndësinë e madhe që ka bashkëpunimi dhe partneriteti me vendet e rajonit, në të mirë të zhvillimit të këtyre vendeve dhe të ardhmes së përbashkët evropiane”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, siç thuhet tutje, kryeministri Haradinaj theksoi se Kosova është e përkushtuar që të avancojë me marrëdhënie bilaterale me Malin e Zi edhe në fusha të interesit të përbashkët dhe takimi i sotëm është dëshmi e fortë e këtij orientimi.
“Ndërkaq, kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, tha se ka kënaqësinë që me kryeministrin Haradinaj të bisedojë për raportet bilaterale në mes dy shteteve dhe, hapja e Qendrës Zhvillimore, është dëshmi e një miqësie thelbësore dhe të përhershme me Kosovën, si respektim i vlerave të tyre, që janë vlerë e përbashkët euroatlantike dhe multietnike mes dy vendeve”, përfundohet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Por çfarë bie në sy nga ky takim i dy kryeministrave, së paku në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit është fakti se nuk përmendet çështja e Demarkacionit me Malin e Zi.
Ndryshe, pasditen e 21 marsit 2018, me 80 vota pro, 11 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës miratoi demarkimin pas katër herë ndërprerjesh për shkak të gjuajtjes me gaz lotsjellës nga Vetëvendosje.
Procesi i miratimit të demarkacionit zgjati tri vite dhe u paraprijë nga një debat i madh, protesta dhe reagime të shumta nga qytetarë, politikanë dhe ndërkombëtarë.
Liderët e vendit që në atë kohë deklaruan se miratimi i demarkacionit do të sigurojë lëvizjen e lirë të qytetarëve kosovarë, gjë që nuk ka ndodhur deri më tani.
Dhe menjëherë pasi në Kuvend ishte miratuar Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi, kryeministri Ramush Haradinaj në vazhdimësi ishte zotuar se do të ketë rishikim të marrëveshjes, respektivisht rishikim të vijës kufitare me Malin e Zi, gjë që nuk ka ndodhur deri më sot. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025