LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj takon kompani të mëdha amerikane

Haradinaj takon kompani të mëdha amerikane

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka filluar mëngjesin me një takim konkret dhe konstruktiv me kompanitë më të mëdha amerikane, që operojnë në vendin tonë dhe që janë nën ombrellën e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, nga të cilët ka pranuar edhe rekomandime për zhvillimin e sektorit privat.

Sipas Haradinajt, këto kompani dhe përfaqësitë e tyre, ofrojnë punësim për rreth 25 mijë punonjës kosovarë dhe kanë qarkullim vjetor prej 2.5 miliardë euro.


“Bashkë, i diskutuam disa nga temat kryesore, me anë të të cilave do të hapej rrugë për zhvillim ekonomik, investime të reja si dhe rritje buxhetore. Në takim u arrit pajtueshmëri që themelimi i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë ishte shumë i nevojshëm, duke i ofruar rinisë së Kosovës mundësinë që të jenë pjesë e zhvillimit si pjesa tjetër e botës. Nga ky takim nxora përfundime të rëndësishme për veprime konkrete dhe do të jem i angazhuar në vazhdimësi, që të krijohen kushte për investime të reja në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj në facebook. /Telegrafi/