LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj takon familjen e heroit të Kosovës, Agim Ramadani

Haradinaj takon familjen e heroit të Kosovës, Agim Ramadani

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim familjen e heroit të Kosovës, Agim Ramadani, bashkëshorten Shukrijen me djalin Edonin, vëllezërit Qazimin e Jasharin, si dhe nipërit Sami Ramadani dhe Muhamet Hajrullahu.

Kryeministri Haradinaj është shprehur se Kosova gjithmonë do të dijë të çmojë heronjtë e saj, së këndejmi nëse çmohet Agimi dhe bashkëluftëtarët e tij, shoqëria e çmon veten dhe rrugën e saj euroatlantike.

Kryeministri Haradinaj tha se ai si askush tjetër është në dijeni për sfidat nëpër të cilat kalojnë familjet e dëshmorëve, e sidomos familjet që kanë dhënë heronj për lirinë e atdheut, të cilat janë të interesuara për qeverisje të mirë dhe për ruajtjen e vlerave të lirisë.


Familjarët e Agim Ramadanit e kanë përgëzuar Ramush Haradinajn për zgjedhjen e tij kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke i uruar suksese në jetën institucionale të vendit.

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

Drejtësi
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Kalo në kategori