Haradinaj takon Ali Ahmetin, thotë se raportet e mira fqinjësore janë garanci e paqes në rajon

15:"PETRIT RRAHMANI
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka takuar sot liderin e Bashkimit Demokratike për Integrim të Maqedonisë, Ali Ahmeti.
Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se në takim me Ahmetin, kanë biseduar për shumë tema të rëndësishme për të dy vendet.
"Pata kënaqësinë të pres në takim liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim të Maqedonisë, Ali Ahmetin, me të cilin bashkëbiseduam për shumë tema të rëndësishme për të dyja vendet.
U dakorduam që të angazhohemi bashkërisht që t’u gjejmë zgjidhje shumë çështjeve të rëndësishme, të cilat presin prej kohësh.
Raportet e mira ndërfqinjësore, janë garanci e paqes në rajon!", shkruan Haradinaj. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
29/05/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































