Shefja e diplomacisë kosovare Meliza Haradinaj-Stublla, sot zhvilloi një video-takim me ministren britanike për Fqinjësi Evropiane dhe Amerikë, Wendy Morton me të cilën ka diskutuar mbi situatën e politikës së brendshme e të jashtme të Kosovës, dialogun me Serbinë dhe bashkëpunimin rajonal e integrimin euro-atlantik të Kosovës.
“Nënvizova kërkesën për ndërhyrje të menjëhershme të partnerëve tanë euro-atlantik për ribalancimin e pozitës sonë asimetrike, dhe vendosjen përfundimtare të drejtësisë për viktimat dhe vuajtjet e luftës gjenocidale të Serbisë kundër popullit të Kosovës”, tha Haradinaj-Stublla.
Ajo shtoi se Britania e Madhe vazhdon të mbetet një ndër aleatët më të rëndësishëm, me përkrahjen e të cilës Kosova do të vazhdojë forcimin e mëtejmë të subjektivitetit dhe etablimin përfundimtar në arenën ndërkombëtare, thuhet në komunikatën për media. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251