Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, në Magazinën Zgjedhore të Klan Kosovës, ka thënë se për të pasur dialog përmbajtësor dhe me rezultate mes Kosovës dhe Serbisë duhet që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të përfshihen në të.
Ai ka deklaruar se nuk është kundër debatit me shtetin fqinj, por kurrsesi për tema të brendshme të vendit dhe pa marrë miratim të faktorëve të brendshëm për këtë çështje.
“Dialogu është instrument për cështje mes fqinjësh, por nuk do të pranojmë dialog të pabarabartë, pa reciprocitet. Nuk mund të diskutohen temat e brendshme të Kosovës në dialog me Serbinë”.
“Unë nuk mund të vrapoj pas dikujt, vetëm pse fton në dialog, pa e ditur se cka thonë qytetarët, shoqëria civile, pra vendi në tërësi. Europa nuk mundet ta zgjidhë asnjë problem vet. Pa u përfshirë Amerika, nuk ka asnjë mundësi. Duhet të kthehet Amerika në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.
Haradinaj më tutje ka folur edhe për demarkacionin me Malin e Zi dhe heqjen e vizave për kosovarët, të cilën ka thënë se do ta kryejë në afat tremujor nga marrja e mandatit.
“Është mundësia që ta rrëzojë parlamenti. Por edhe mundësia e një komisioni të ri dhe një përgatitje e versionit të duhur të kufirit, që është në Çakorr. Duhet të negociojmë edhe me Malin e Zi, që e di të vërtetën”.
“Ka një gatishmëri për përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Lidhja me demarkacionin është krejt e pakuptimtë. Nuk mendoj që vendimi për heqjen e vizave do të marrë shumë kohë. Mund të jetë cështje javësh, apo dy a tre muajsh”, tha Haradinaj. /Klan Kosova/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?