LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari na bashkojnë sot, ashtu siç ishim e do të jemi gjithmonë

Haradinaj: Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari na bashkojnë sot, ashtu siç ishim e do të jemi gjithmonë

“Drenasi përjetëson sot në bronz tre figurat emblematike të historisë sonë të re, Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari, të cilët, me familjen heroike Jashari ndërruan epokat, u ngritën vet të parët me i dhanë zemër popullit, për mos ra nën pushtuesit”, kështu tha kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në ceremoninë e zbulimit të shtatoreve të Shaban, Hamëz e Adem Jashari.

Kryeministri në detyrë Haradinaj, tha se ky 28 nëntor është i veçantë, sepse këta TRE burra na bashkojnë sot në këtë shesh, duke na bërë NJË në zemër, ashtu siç ishim e do të jemi gjithmonë.

“Lufta heroike e UÇK-së në ballë me Komandantin Legjendar, shënon rimëkëmbjen tonë si komb dhe na kujton nëpër breza e krahina, se kush jemi, duke na nxitur që të krijojmë vepra të mëdha së bashku edhe në shekujt që vijnë”, tha kryeministri në detyrë Haradinaj.

Fjala e plotë e kryeministrit në detyrë, Haradinaj në ceremoninë e zbulimit të shtatoreve të Shaban, Hamëz e Adem Jashari:

Drenasi përjetëson sot në bronz tre figurat emblematike të historisë sonë të re, Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari, të cilët, me familjen heroike Jashari ndërruan epokat, u ngritën vet të parët me i dhanë zemër popullit, për mos me ra nën pushtuesit.

Është i veçantë ky 28 Nëntor, sepse këta TRE burra na bashkojnë sot në këtë shesh, duke na bërë NJË në zemër, ashtu siç ishim e do të jemi gjithmonë.

Lufta heroike e UÇK-së në ballë me Komandantin Legjendar Adem Jashari, shënon rimëkëmbjen tonë si komb dhe na kujton nëpër breza e krahina, se kush jemi, duke na nxitur që të krijojmë vepra të mëdha së bashku edhe në shekujt që vijnë.

Falë luftës dhe heroizmit të tyre, ne sot, e kemi ngritë në këmbë atdheun tonë, kemi Republikën e Kosovës, që është e arritura më e madhe e patriotizmit shqiptar, pas Pavarësisë së Shqipërisë, duke i dhënë kuptim të ri e vlerë të shtuar përpjekjeve tona për realizimin e të drejtës shqiptare.

Sot, u jemi borxh këtyre tre burrave të kombit, ta ruajmë lirinë tonë, sovranitetin shtetëror, territorin kushtetues dhe të mbrojmë të arriturat tona kombëtare.

Lavdia u përket atyre që u ngritën mbi frikën, u shuan vet, për me i dhanë jetë një kombi! Rezistenca dhe lufta e tyre na kanë lidhur përjetësisht ne shqiptarëve.

Ky 28 Nëntor do të mbahet mend gjatë, sepse kur në shtëpinë e shqiptarit bashkohen dasma e deka përnjëherë, në vend të ligështimit në fatkeqësi, forcohemi. Kështu ndodhi para 29-vjetësh, kur ne ishim bashkë në flakët e luftës. Njëjtë ndodh kur bashkëkombësit tanë, qytetarët e Shqipërisë janë në fatkeqësi. Jemi bashkë gjithnjë.

Këta burra shkuan në luftë që ne të vijmë në paqe! Rënia e tyre mundësoi ngritjen e ushtrisë sonë, e cila në rresht me ushtritë e paqes, garanton siguri për popullin e Kosovës dhe stabilitet në rajon.

Ushtarët që ishin foshnje kur baballarët e tyre të ndjekur nga armiku, gjetën strehë në Shqipëri, para 20-vjetësh, sot janë shpresë për bashkëkombësit e goditur nga tërmeti.

Secili prej tyre, naltëson lavdinë e Komandantit Legjendar Adem Jashari, në tokën e shqipeve, kurse nesër kudo që na e kërkojnë aleatët tanë strategjikë, ShBA dhe NATO, do të jemi në mbrojtje të lirisë dhe paqes.

Pushofshin të qetë dhe u kujtofshin përjetësisht Jasharët!

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori