Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka adresuar sot në seancën e Kuvendit të Kosovës çështjen e subvencioneve për fermerët, duke kërkuar shpjegime shtesë nga ministri Faton Peci lidhur me atë nëse bujqit do të marrin edhe pjesën e dytë të këtyre subvencioneve.
Haradinaj ka thënë se fermerët janë të shqetësuar me vonesat, pasi që ka informata se do të ndërhyhet në këto subvencione dhe se do të pakësohen ato.
“A do t’i paguani ratën e dytë dhe a do të mund të shpejtoni në kohë ndarjen e subvencioneve të tilla çfarë parasheh ligji apo ka edhe informata që ju do të ndërhyni në mënyrën se si ato subvencione do të shpërndahen, do t’i pakësoni ato, do t’i ktheni në rregulla të reja në mënyrë që të humbet krejt ky vit. Këto që ua them unë nuk janë veç fjalë të miat, këto fjalë i kam marrë prej shumë fermerëve, vreshtarëve, njerëzve që janë të ndershëm, punëtorë, e të cilët nuk i thonë këto për shkak të partive as për shkak se dikush është me opozitën apo pozitën, por janë të shqetësuar me gjendjen e tyre”, tha ai.
Deklarimeve të Haradinajt ministri i Bujqësisë Faton Peci iu përgjigj me arsyetimin se pagesat për subvencione do të realizohen së shpejti, ndërkohë që ka dërguar edhe një kërkesë lidhur me këtë çështje në Ministrinë e Financave.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se do të jetë i gatshëm të dalë në terren për të vizituar fermerët, për t’u njohur nga afër me problemet me të cilat ata përballen.
“Imazhi i Ministrisë së Bujqësisë është tejet i rënduar dhe një prej shkaktarëve është keqmenaxhimi në të kaluarën, për çka unë besoj se ju si ish-kryeministër dhe ish-ministri juaj i Bujqësisë Rikallo është njëri nga ata që e ka humbur imazhin e këtij institucioni, për shkak se akuzohet për abuzimin me 4 milionë euro dhe trajtimin në mënyrë jo meritore të masave që i ka ndërmarrë duke e trajtuar një territor të Republikës së Kosovës në mënyrë të veçantë karshi masave tjera që është dashur të ndërmerren. Unë angazhohem që të krijojë politika të mira, të cilat sigurojnë në radhë të parë avancimin e legjislacionit të politikave të qarta për bujqit që evitojnë barrierat e panevojshme, dhe gjithsesi se unë do t’i vesh çizmet dhe do të dalë në pjesë në terren për të parë cilat janë vështirësitë e fermerëve… Pagesa do të realizohet shumë shpejt, dje ka shkuar kërkesa në Ministri të Financave”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Kërkojmë punëtorë", tregu i punës në Kosovë duhet të përmbushë synimet e brezit të ri
Dacia Duster i ri, për ne, për njerëz të vërtetë
GLADIATOR II vjen në CINESTAR me 13 nëntor në natën CINEPREMIERE
Është koha të investoni në të ardhmen tuaj me Kompleksin Linda!
Pro Transport - Partneri juaj për transport të sigurt dhe efikas!
Shtrenjtohen biletat e fluturimeve mbi 10 për qind në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Florentino Perez planifikon t'i tronditë të gjithë me transferimin e janarit
Për herë të parë që nga nisja e luftës, Biden do t'i lejojë ekspertët ushtarakë amerikanë të riparimit të armatimit të shkojnë në Ukrainë
Barcelona është në prag të nënshkrimit të "kontratës më të mirë në botën e futbollit"
Kos: Të gjejmë rrugë të tjera nëse Kosova dhe Serbia s’pajtohen
Rezarti dhe Besforti përjashtohen nga Big Brother VIP Kosova 3
FBI dërgoi një paralajmërim: Përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Outlook janë në rrezik të madh