LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj priti në takim lamtumirës ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi

Haradinaj priti në takim lamtumirës ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim lamtumirës ambasadorin e Italisë, Piero Cristoforo Sardi, të cilin e falënderoi për kontributin e dhënë gjatë misionit të tij në Kosovë, në fuqizimin e raporteve diplomatike ndërmjet dy shteteve.

Haradinaj, e njoftoi ambasadorin Sardi për zhvillimet e përgjithshme në vend, duke theksuar përkushtimin e institucioneve të Kosovës për avancimin e raporteve bilaterale, në fusha të interesit reciprok.


Duke vlerësuar rolin e Italisë në periudhat e shtetndërtimit, kryeministri në detyrë Haradinaj, falënderoi ambasadorin Sardi për gjithë përkrahjen që Italia ka dhënë në të gjitha etapat në Kosovë, duke theksuar se kjo përkrahje duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen në proceset jetike për vendin, liberalizimin e vizave, por edhe për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe në NATO.

“Jemi mirënjohës për gjithë angazhimin tuaj dhe të Italisë në përkrahje të proceseve të rëndësishme politike për vendin tonë, duke synuar që ky bashkëpunim të avancojë edhe në fushën e zhvillimit ekonomik”, tha kryeministri në detyrë Haradinaj, duke theksuar kontributin e veçantë që Italia ka dhënë dhe vazhdon të jap në fushën e sigurisë, në kuadër të forcave paqeruajtëse të KFOR-it.

Ambasadori në largim Piero Cristoforo Sardi, falënderoi kryeministrin në detyrë Haradinaj për pritje dhe për bashkëpunimin e deritanishëm. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori