LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Me Polici nuk luftohet virusi, kushtet në qendrat shëndetësore janë të rënda

Haradinaj: Me Polici nuk luftohet virusi, kushtet në qendrat shëndetësore janë të rënda

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka marrë fjalën në seancën e jashtëzakonshme për buxhetin e vitit 2020. Megjithatë, i gjithë debati është orientuar kah gjendja e cila është krijuar nga pandemia globale e coronavirusit.

Haradinaj ka kritikuar ashpër qeverinë Kurti për mospërgatitje të nevojshme për t’u marrë me luftën ndaj këtij virusi. Ai ka thënë se në Klinë e Viti, në dy vendet ku janë paraqitur dy rastet e para me virus, ka mungesë elementare të pajisjeve për prevencion ndaj virusit.

“Me Polici nuk ndalet coronavirusi. Nëse shkoni në Klinë e Viti, ju do ta shihni se as gjërat elementare nuk i kanë”, ka thënë ai.


Pastaj, Haradinaj tha se Kurti ka hequr nga projektbuxheti i vitit 2020 disa prej projekteve të rëndësishme

“Stadiumi të Gjakovës ia kanë hekë buxhetin. Rrugës së Plavës…zoti kryeministër me 400 mijë euro asnjë urë s’mund ta ndërtoni. Rruga Gjakovë Klinë, janë hekë fondet”, tha Haradinaj.

Ai tha se është në gjendje të ndihmojë Qeverinë për të përballuar këtë situatë, me kushtin që ajo të mos tentojë që të miratojë buxhetin në këtë situatë të rëndë.

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori