LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj për taksën: Miqtë tanë po na testojnë për të kuptuar sa jemi të vendosur për të drejtën tonë

Haradinaj për taksën: Miqtë tanë po na testojnë për të kuptuar sa jemi të vendosur për të drejtën tonë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se e ka të vështirë për vendimet që i merr pasi që është i vetëm.

Haradinaj në një intervistë për Televizionin Shqiptar (TVSH) tha se partnerët e Kosovës po i testojnë politikanët për të parë sa janë të vendosur.


“Miqtë na testojnë sa jemi të vendosur për t’u mbajt në të drejtën tonë. Nëse ne bëjmë servilizmin, shkojmë një e nga një atje dhe mundohemi me u dhënë atyre ndonjë ide qysh duam ne me rregullu botën pa e marrë respektin e popullit tënd dhe pa e dit populli yt se çfarë është ajo ide, kuptohet që nuk do ta kesh të lehtë atëherë. Unë e kam vështirë se jam i vetëm në këto që i them, fatkeqësisht si institucione, por shiko nuk është kjo as lazdrim, as privilegj. Nëse ne heqim dorë në këtë etapë prej të drejtës tonë, pse Amerika me e mbrojt të drejtën tonë. I pari që do të pranosh ta zëmë edhe sakrificat për të drejtën tënde je ti vetë, pastaj tjetri të vlerëson. Është një testim. Ju siguroj që është një testim për Kosovën, sa është e vendosur me mbet në të drejtën e vet, shtet i pavarur, sovran, me territor, me kufij, pa një Republikë të Dodikut brenda”, ka thënë ai.

Haradinaj ka theksuar se taksa nuk është suspendimi si veprim, por sipas tij është kualiteti finales me çka do të merren vesh dy vendet.

“A do të jetë njohja reciproke pa dëme të brendshme apo me dëme të brendshme qofshin dëme të natyrës së territorit apo kufijve qofshin dëmet e Republikës së Dodikut këtu. Duke qenë kështu kuptohet që unë s’mundem me pas qëndrim tjetër. Edhe i lus krejt politikanët shqiptarë kudo që janë që të mos ta neglizhojnë, se nëse ne trajtohemi dhe ia nisim tash me hapa prapa si do të arrijmë ne në finale? Për këtë kemi mbetur 20 vjet për këto politikanë, për këtë logjikë vendimmarrëse, servile, mashtruese dhe kemi shku e i kemi mashtru edhe miqtë u kemi dhënë opinione të gabume për proceset. Koha është me e thënë të vërtetën në tavolinë, me u ditë. Një Kosovë e 17 shkurtit është një minimum, është një kompromis për të drejtën e shqiptarëve nuk mundet ajo edhe me u zvogëlu më shumë”, ka deklaruar Haradinaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori