Haradinaj për njohjen nga Bahamas: Shtetësia e Kosovës po konsolidohet çdo ditë e më shumë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas njohjes së Kosovës nga Bahamas, duke e cilësuar këtë si një dëshmi të forcës dhe konsolidimit të shtetësisë së vendit në arenën ndërkombëtare.
Në postimin e tij, Haradinaj ka theksuar se kjo njohje, e 121-ta për Kosovën, tregon qartë se rruga euroatlantike e vendit është e drejtë dhe e pakthyeshme.
Ai ka shtuar se Kosova ka nisur një proces avancimi ndërkombëtar dhe se nuk ekziston forcë që mund ta kthejë këtë proces pas.
“Kosova do të vazhdojë të ngritë flamurin e saj si shtet i pavarur, sovran dhe partner serioz për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë,” ka shkruar Haradinaj, duke uruar qytetarët për këtë zhvillim të rëndësishëm diplomatik.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































