LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj për “katastrofën humanitare” në veri: Nuk do të lejojmë të ndodh një gjë e tillë

Haradinaj për “katastrofën humanitare” në veri: Nuk do të lejojmë të ndodh një gjë e tillë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ka folur për skenarin e Serbisë rreth një “katastrofe humanitare” në veri të vendit.

Haradinaj ka thënë se janë në dijeni për një plan të tillë të improvizimit të një krize humanitare.

“Kemi prova edhe të këtij skenari, njerëz të involvuar. Nuk do të lejojmë që të mungojë asnjë produkt sepse ata janë qytetarë të Kosovës do ti dekonspirojmë këto veprime të tilla që janë të çuditshme”, ka thënë Haradinaj.


Ai ka shtuar se ekziston një tendencë që të na detyrojnë që si Kosovë t’i mbyllim sytë para kontrabandës.

“Nuk guxojmë me lejua këta, jo për shkak të ndonjë produkti ushqimor, por kontrabandistët munden me bartë edhe narkotikë dhe armë, dhe këtë ne nuk bënë ta lejojmë”, ka shtuar Haradinaj.

Kryeministri ka thënë se nuk do të ketë kthim mbrapa dhe se do ta forcojnë rendin dhe ligjin në veri. /Telegrafi/