LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj për deklaratën e Nikolliqit se me djemtë e tij do të luftojë në Kosovë: Eja e shihe se si të del kjo!

Haradinaj për deklaratën e Nikolliqit se me djemtë e tij do të luftojë në Kosovë: Eja e shihe se si të del kjo!

Ish-kryeministri i Kosovës nga Colmari i Francës ku po mbahet me një fletëarrest të Serbisë, ka thënë se veprimet e liderëve të sotëm të shtetit fqinj janë të ngjashme me ato të Sllobodan Millosheviqit dikur.

Ai ka deklaruar se e ka habitur vendimi i gjykatës franceze për ta shtyrë vendimin, marrë parasysh se të gjitha procedurat ligjore lidhur me këtë rast janë përmbyllur.


“Edhe ashtu është humbur shumë kohë, për një lëndë për të cilën nuk ka pasur nevojë kaq shumë kohë. Është krejt lojë politike. Burimin kjo lojë e ka në Beograd”, ka thënë ai.

Haradinaj ka theksuar se nuk ka akuzë që e ndal atë t’i shërbejë Kosovës, duke shtuar se rasti i tij, pa marrë parasysh se si shihet tani, nesër do të jetë përkujtues për pafuqinë e Serbisë në raport me shqiptarët.

“Unë i shërbej vendit tim, popullit tim”, thotë ai. “I mbaj mend shefat e sotëm në Beograd, kur vinin t’i takonin shefat e tyre në Hagë. Janë vartës të tyre. Po dëshirojnë t’i vazhdojnë praktikat e dikurshme për të ndërhyrë në Kosovë. Unë e kam thënë dhe po e përsëris që përgjigjen që ua kemi dhënë më 1998-99 e do t’ua japim gjithmonë nëse duan t’i fusin duart në Kosovë”.

Haradinaj shprehet se presidentit të Serbisë, Tomislav Nikolliq, do t’i jepet përgjigja e njëjtë si më 1998-99.

“Nikolliqi tha se do të vijë me djemtë e tij të luftojë në Kosovë. Le të vijë e ta shohë si do t’i dalë. Do ta bëjmë më zi se më parë. Edhe kjo që po e bëjnë nuk do të kalojë pa sanksione. Këto goditje ndaj meje kanë vetëdijesuar njerëz. Unë jam i bindur që shumë më pak produkte serbe shiten në Kosovë dhe shumë më shumë shqiptarë janë të bindur për t’i qëndruar të drejtës së vet”, thotë ai, duke shtuar se Prishtina zyrtare është treguar e dobët në raport me Beogradin, meqë duhet reciprocitet në shpalljen persona non grata të zyrtarëve të shtetit serb.

Haradinaj thotë se fëmijët nuk i kam parë tash e dy muaj.

“Çka t’i bësh! Janë mësuar ata me situata të tilla të vështira. Por, po e them edhe njëherë, që nëse Jasharajt janë ‘shkrirë’ deri në fëmijë, kjo është pak. Do të jem pa kompromis në temat e interesit nacional”, ka thënë ai. /klankosova.tv/

Në trend Lajme

Më shumë

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Lajme
Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Lajme
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Lajme
Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Lajme
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

Lajme
Kalo në kategori