LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Nuk do të zvogëlohen bursat e studentëve 

Haradinaj: Nuk do të zvogëlohen bursat e studentëve 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim një grup të studentëve bursistë të Universitetit të Prishtinës, të përfaqësuar nga studentët Drilon Berisha, Egzon Osmani, Donjeta Ahmeti dhe Arton Bunjaku.

Në këtë takim, ku i pranishëm ishte edhe ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ata shprehën shqetësimet e tyre përkitazi me zvogëlimin e bursave, për të cilat thanë se do të ndikojnë ndjeshëm në motivimin e studentëve të dalluar bursistë.

Haradinaj, e quajti të padrejtë këtë vendim të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, derisa i garantojë studentët që do të bëjë çdo gjë që është në kompetencën e tij dhe të Qeverisë së Kosovës që t’ju ofrojë mbështetjen e duhur gjithë studentëve, duke theksuar se gjatë mandatit të tij, arsimi do të jetë prioritet për Qeverinë.


“Është i padrejtë vendimi për zvogëlimin e shumës së bursës. Ju garantoj se nuk do të ketë zvogëlim të bursave, përkundrazi bashkë me Ministrinë e Arsimit do t’i shqyrtojmë mundësitë dhe format të tjera që kjo shumë të rritet”, tha kryeministri Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj në koordinim me ministrin e Arsimit, po ashtu kanë shprehur interesim që studentët e dalluar të kenë forma sa më të mira të stimulimit  nga ana e institucioneve përkatëse, duke thënë se do të rikthehet shuma e mëparshme e pagesës.

Gjatë takimit, kryeministri tha se si Qeveri e kemi obligim që të krijojmë kushte sa më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit, në mënyrë që arsimi në Kosovë të jetë jo vetëm prioritet, por të arrihen rezultate konkrete. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori