LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Nuk jemi pjesë e skenareve për një PAN të ri, jemi të hapur për bashkëpunim me Nismën dhe AKR-në

Haradinaj: Nuk jemi pjesë e skenareve për një PAN të ri, jemi të hapur për bashkëpunim me Nismën dhe AKR-në

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate kanë arritur marrëveshje për koalicion parazgjedhor.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se kanë arritur të bashkojnë ekspertizat më të mira mes dy partive.

“Kjo punë e përbashkët sot ka pasur për bazë qëllimet programore të PSD-së dhe AAK-së, dhe kemi arritur të bashkojmë ekspertizat më të mira që kemi në parti. Kemi mbërri me i zgjedhur të gjitha pyetjet funksionale që na presin. Sot me përgjegjësinë më të madhe në Aleancë u votua ky koalicion që është i pari në Kosovë para zgjedhjeve të jashtëzakonshme”, ka thënë ai, përcjell Telegrafi.


Haradinaj ka  falënderuar PSD-në, duke përmendur se ishte kur u votua ushtria e Kosovës, pasi që nuk ishte Lista Serbe, ishte PSD partia që i ndihmoi Qeverisë.

Ahmeti pas nënshkrimit të marrëveshjes me AAK-në: Jemi pretendent për të fituar zgjedhjet
Lexo po ashtu Ahmeti pas nënshkrimit të marrëveshjes me AAK-në: Jemi pretendent për të fituar zgjedhjet

“E falënderoj kryetarin Ahmeti, po ashtu edhe PSD për besimin, strukturat e Aleancës që na përkrahin. Mendoj që sot jemi më të përgatitur t’i marrim përgjegjësitë për temat që e preokupojnë jetën tonë. Ne nuk kemi treguar asnjë neglizhencë për përgjegjësitë që i kemi. Më kujtohet votimi për Ushtrinë tonë, dhe në atë kohë Lista Serbe u largua nga parlamenti dhe nga qeveria. Ia kujtoj qytetarëve të vendit se ishte PSD, ishte kryetari Ahmeti në atë kohë që e votuan ushtrinë dhe i dhanë përkrahje qeverisë ta tejkalojë atë moment të vështirë, por të mos dështojë ushtria e cila bëhet njëherë në jetë. I falënderoj për ato ditë të vështira, sepse ia mundësuan Qeverisë të guxojmë ta dërgojmë në parlament”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se janë të hapur për bashkëpunime tjera si me Nismën, AKR-në.

“Nuk jemi pjesë e skenarëve për një PAN të ri. As për një PAN 2 apo PAN 3, dhe këtë e themi me përgjegjësi të plotë dy subjektet politike. Por, jemi që subjektet tjera politike që kanë pikëpamjet e tyre t’i dëgjojmë. Ajo që po bëjmë është se ne nuk po presim nga askush po e krijojmë boshtin e fitores, që është shpres për qytetarët e vendit”, ka thënë ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori