LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Nuk e kam nënshkruar unë kontratën me Bechtel-Enkan

Haradinaj: Nuk e kam nënshkruar unë kontratën me Bechtel-Enkan

Në Kuvendin e Kosovës, ku po diskutohet për 53 milionët e Bechtel-Enka-së, deputetët nga opozita po kërkojnë nga Qeveria që ta bëjë publike kontratën me Bechtel-Enkan.

Por kryeministri Haradinaj tha se kontrata nuk mund të publikohet ngase nuk është nënshkruar nga Qeveria Haradinaj.

Haradinaj tha se nuk kanë ndonjë arsye për mos-publikim të kësaj kontrate. Por ai deklaroi se nënshkrimi i saj nuk është bërë nga qeveria që ai udhëheq.


“Ka qenë e dhimbshme vendimi. Ju po folni për kontratë, por kush jeni në politikë e dini që nuk e kam nënshkruat unë këtë kontratë. A e merr vesh, nuk e kamë nënshkrua unë këtë kontratë dhe kjo Qeveri nuk e ka nënshkru. Kjo qeveri nuk guxon me e publiku një kontratë. Unë nuk kam ndonjë arsye që mos me e publiku një kontratë me Bechtel-Enkan”, ka thënë Haradinaj pas insistimit të deputetëve për publikimin e kontratës.

“Me më thanë mu nuk po e publikon kontratën se ka ndonjë behane, po më habitni pak. Çfarë zori ka kjo qeveri që mos me e publiku.  Unë e kuptoj shqetësimin e gjithkujt”, ka thënë në fund Haradinaj.