LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj nuk e ka idenë se si do të vazhdojnë me PSD-në

Haradinaj nuk e ka idenë se si do të vazhdojnë me PSD-në

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk e di se si do të vazhdojë bashkëpunimi me Partinë Socialdemokrate me të cilën ka pasur koalicion parazgjedhor.

Haradinaj tha se si subjekt politik i kanë ofruar bashkëpunim PSD-së por që ende nuk dihet formula se si do të vazhdohet.


“Ne i kemi ofruar bashkëpunim, por nuk e di në çfarë forme. Tani koalicion parazgjedhor nuk ka se zgjedhjet janë kryer, por nëse PSD ka gatishmëri jemi të interesuar. Nuk e dimë realisht formulën cila do të jetë“, tha Haradinaj për KosovaPress.

Kujtojmë që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës në koalicion parazgjedhor me Partinë Socialdemokrate u rendit si e katërta në bazë të rezultateve preliminare.

Sipas këtyre rezultateve PSD rrezikon të mbetet pa asnjë deputet në legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori