Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, me një letër drejtuar zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian, përkatësisht Federica Mogherinit, ka shprehur pakënaqësinë ndaj qasjes së BE-së kundrejt Kosovës.
Haradinaj në letër kreu i Qeverisë, duke iu drejtuar Mogherinit thotë se, Kosova dëshiron raporte shumë të afërta me Bashkimin Evropian por që është injoruar duke përfshirë refuzimin e vazhdueshëm për të zbatuar marrëveshjet teknike të Brukselit.
Kryeministri thotë se nën udhëheqjen e Mogherinit, Bashkimi Evropian ka pushuar së qeni neutrale në marrëveshjet e saj me Kosovën dhe Serbinë.
“Sjelljet e Serbisë kundrejt Kosovës, duke përfshirë refuzimin e vazhdueshëm për të zbatuar marrëveshjet teknike të Brukselit, nuk është se vetëm janë injoruar, por Serbia ka përfituar asistencë financiare dhe po ashtu hapje të kapitujve të ri. Megjithatë, nën administrimin tënd, Bashkimi Evropian ka pushuar së qeni neutrale në marrëveshjet e saj me Kosovën dhe Serbinë. Dua të rikujtojnë që marrëveshja jonë e Stabilizim Asociimit me Bashkimin pjesët Evropian është një kontratë që vlen shumë më shumë se dialogu me Serbinë”, thuhet në letrën e dërguar nga Haradinaj.
Tutje Haradinaj, flet edhe për qasjen e Mogherinit lidhur me kufijtë…
“Dëshiroj të kujtojë se Qeveria e Kosovës ka punuar në mënyrë të vazhdueshme për të krijuar raporte të qëndrueshme me serbët e Kosovës, gjithashtu edhe me minoritetet e tjera. Këto përpjekje kanë filluar të japin frytet e tyre. Deklarata juaj publike lidhur me kufijtë, e kombinuar me ftohtësinë tuaj ndaj dëmeve të mëdha që i shkaktohen shoqërisë sonë nga veprimet e Serbisë, kanë zvogëluar progresin dhe kanë çuar direkt në humbjen e momentumit në procesin e dialogut”, thuhet tutje në letër.
Duke folur për taksën, Haradinaj thotë se është ofenduese kategorizimi i vënies së taksës nga Kosova si provokim tregtar brenda CEFTA’s.
Karakterizimi i veprimeve të Serbisë nga ana juaj si “provokim tregtar brenda CEFTA-s” është thellësisht ofendues. Ju e dini që Serbia ka qenë e ashpër në sulmet e saj ndaj shtetit tonë, ndaj institucioneve tona dhe ndaj mirëqenies së qytetarëve tonë. Përkundër gjithë këtyre problemeve, ne kemi vazhduar të përkrahim, pa rezerva dialogun me Serbinë. Siç e dini, kemi marrë masa të fuqishme kohëve të fundit për ta forcuar dhe për ta përkrahur dialogun, bazuar në kompetencat kushtetuese të institucioneve tona. Kuvendi ynë ka dëshmuar se jemi të bashkuar për ta hapur një kapitull të ri në këtë proces.
Në fund të letres, Haradinaj ka thënë se Qeveria do të vazhdojë të veprojë sipas detyrave të caktuara nga kushtetua për të mbrojtur interesin e qytetarëve.
Ndërkaq, ka ritheksuar qëndrimin lidhur me vënien e taksës ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës.
” Qëndrimi ynë lidhur me vënien e taksës është i njëjtë siç e kam thënë edhe në letrën e 15 dhjetorit”, shkruan në fund të letrës, përcjell Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zgjedhjet e 9 shkurtit – fushata e subjekteve politike e shoqëruar me akuza, gjoba dhe gjuhë të urrejtjes
PTHP me hetim ndaj një 55 vjeçari për posedim dhe tregtim të paautorizuar të armëve
Koalicioni për “Kosovën Fituese” sot mban tubimin e radhës në Kamenicë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova