LAJMI I FUNDIT:

Veseli e Haradinaj zotohen: Shëndetësia, ndër prioritetet kryesore të Fillimit të Ri

Veseli e Haradinaj zotohen: Shëndetësia, ndër prioritetet kryesore të Fillimit të Ri

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj, kanë nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi me kryetarin e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë në Kosovë, Blerim Syla, duke u zotuar për angazhimin e menjëhershëm pas 11 qershorit për përmirësimin e gjendjes së shëndetësisë në vend.

Ky memorandum parasheh rritjen e pagave prej 30 për qind për të gjithë punëtorët shëndetësorë, furnizim të rregullt me barna dhe materiale shpenzuese, si dhe investime kapitale në infrastrukturën shëndetësore.


Pas nënshkrimi të memorandumit, kreu i PDK-së, Kadri Veseli, tha se gjendja në shëndetësinë e Kosovës duhet të ndryshojë urgjentisht dhe se ky sektor, sipas tij, do të jetë ndër prioritetet kryesore të koalicionit qeveritar.

Veseli siguroi se çdo student që përfundon studimet në fushën e shëndetësisë, do të gjej vend pune në Kosovë, e jo të shikojë mundësinë e ikjes në vendet e tjera.

“Shëndetësia është sektor i veçantë. Në të njëjtën kohë, rritja e pagave në sektorin shëndetësor dhe përmirësimi i kushteve, zotimi të cilin e kemi si koalicion qeverisës që në katër vitet të përmirësojmë kualitetet e shërbimeve por edhe kuantitetin e shërbimeve shëndetësore, ka për qëllim pikërisht zotimin tonë që qytetarët tanë të kenë jetë më të sigurt, shërbime më cilësore, në mënyrë që të përmirësojmë situatën aktuale në sektorin e shëndetësisë. Ju kemi dhënë fjalën dhe jemi zotuar së bashku me kryeministrin, nuk do të ketë asnjë person në Republikën e Kosovës që i mbaron studimet e mjekësisë që do të mbetet pa punë”, tha Veseli.

Nga ana e tij, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili është edhe kandidat i koalicionit për kryeministër, u zotua se memorandumi i arritur me Federatën e Sindikatave Shëndetësore, do të nisë së zbatuari që në ditët e para të punës së qeverisë së re.

“Personeli mjekësor, punëtorët mjekësor, nga mjekët, infermierët e teknikët mjekësorë janë heronjtë tanë. Ata e kanë mbajtur gjallë kujdesin shëndetësorë në kohërat më kritike edhe gjatë luftës kur na kanë qëndruar pranë dhe ne u jemi mirënjohës edhe për punën që sot e bëjnë në kushte jo të mira. Prioritet i yni është rritja e buxhetit për shëndetësinë, pastaj vazhdon rritja e pagave, pas nuk ka pasur rritje në tri vitet e fundit, me mundësi do të rriten në te muajt e parë eventualisht. Dhe vazhdon kështu me pagesën e rrezikshmërisë, me furnizimin me barëra dhe ilaçe me rregull ose adekuat”, tha Haradinaj.

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, Blerim Syla, falënderoi krerët e koalicionit Fillimi i Ri për interesimin e treguar për fushën e shëndetësisë, ndërsa u shpreh i bindur se nëpërmjet këtij memorandumi, do të ndikohet në përmirësimin esencial të gjendjes së shëndetësisë kosovare.

“Unë jam shumë i gëzuar që më në fund, një parti, një koalicion, e ka marrë seriozisht dhe e ka kthyer në problem nacional shëndetësinë. Andaj si e tillë, jam shumë i lumtur që sot i kemi marrë obligimet e përbashkëta, t’i rregullojmë kushtet e punëtorëve shëndetësorë, t’u ofrojmë kushtet atyre, me qëllimin e vetëm, që ky popull ta merr një shërbim të mirë të cilin e meriton në bazë të gjitha asaj sakrifice që ka bërë me vite të tëra”, tha Syla. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Kalo në kategori