LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Në Prekaz u krye një mision që ishte pritur gjatë t’iu ndodhë shqiptarëve

Haradinaj: Në Prekaz u krye një mision që ishte pritur gjatë t’iu ndodhë shqiptarëve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në Akademinë për “Epopenë e UÇK-së”, ka thënë se në Prekaz u krye një mision që ishte pritur gjatë.

“Ajo që ndodhi në Prekaz, dëshmoi se u krye një mision që ishte pritur gjatë t’iu ndodhë shqiptarëve. Në mendjen e njerëzve, familja Jashari dërgoi një ndjenjë se do t’i kushtohen lirisë me çdo çmim. Të gjithë jemi Adem Jashari, të gjithë jemi Drenicë, të gjithë jemi UÇK. Janë 21 vite nga ajo kohë dhe shiheni rrugën tonë deri këtu. Baci Rifat Jashari në një pyetje që i bëmë se si po mundet t’i bëjë ballë mërzisë, ai tha se nuk po e lë populli të mendoj për këtë, pasi që tha se po shkojnë ta vizitojnë qytetarë të shumtë”, ka thënë ai.


Haradinaj po ashtu përmendi edhe parakalimin e Ushtrisë së Kosovës në kazermën “Adem Jashari”.

“Dje për herë të parë parakaloj Ushtria e Kosovës, gjë të cilën e kemi pritur me kohë. Po ashtu në këtë parakalim baca Rifat Jashari tha se kjo ditë e shpërblen sakrificën tonë nëpër shekuj. Ne nuk do ta kemi të lehtë ta ruajmë kaq të pastër respektin jo vetëm për kategoritë e lirisë, por edhe për lirinë tonë, për popullin tonë. Por nuk do ta humbim rrugën sepse e dimë nga vijmë këtu. Përulemi para dëshmorëve, para familjes Jashari”, ka thënë Haradinaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori