LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj në Paris për liberalizimin e vizave

Haradinaj në Paris për liberalizimin e vizave

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Paris, ku do të takohet me ministrin e Brendshëm të Francës, Christophe Castaner, dhe me përfaqësues të tjerë institucionalë dhe politikë.

Qëllimi i vizitës së kryeministrit Haradinaj është koordinimi dhe avancimi i agjendës së Kosovës për liberalizimin e vizave dhe integrimin evropian, si dhe rritja e partneritetit bilateral politik dhe ekonomik me Francën.

“Si një e drejtë e mohuar për qytetarët tanë, do të angazhohemi fuqimisht që izolimit të shtetit më të ri në rajon, t’i vije fundi. Populli i Kosovës duhet trajtuar si gjithë popujt tjerë, pa dallime, në lëvizjen e lirë”, ka thënë kryeministri Haradinaj, duke shtuar se Kosova ka përmbushur secilin kriter të vendosur nga Bashkimi Evropian dhe tash është koha e fundit për reflektim dhe vendim të merituar për kosovarët.


Në këtë takim zyrtar, kryeminsitri Haradinaj po shoqërohet edhe nga ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori