LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Në Obiliq nuk do të ketë asnjë të papunë

Haradinaj: Në Obiliq nuk do të ketë asnjë të papunë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë një premtim të madh, sonte gjatë një tubimi të partisë në Obiliq. Ai ka thënë se kjo komunë do të jetë e para në Kosovë që nuk do ta ketë asnjë të papunësuar.

Haradinaj tha se Ligji për Obiliqin është unik në Kosovë dhe i ka dhënë të drejta kësaj komune, që i ishin mohuar me dekada.


E për këtë, ndër më meritorët, sipas tij, është kryetari i tanishëm i Obiliqit, Xhafer Gashi, i cili po pret të marrë dhe një mandat katërvjeçar.

“Ju do të jeni të parët në Kosovë që nuk do të keni të papunë. Pos kësaj, do të ndodhë investimi i 1 miliard e 200 milionë eurove për ngritjen e kapaciteteve të reja energjetike. Kosova s’e shtin asnjë cent, e ne shesim qymyr dhe marrim tantiemë. Një pjesë e tyre do të shkojnë në buxhet tuajin”, tha kreu i Qeverisë dhe i Aleancës.

“Prandaj, ka shumë rëndësi se çka do të ndodhë me Obiliqin, ka shumë rëndësi kush i merr përgjegjësitë në Obiliq”, shtoi Haradinaj.

“Nuk ka guxim ma të madh sesa me besu se mund të hartohet një ligj dhe të votohet në Parlament… Kjo ka ndodhur falë këtij njeriu. Ky është meritori. Ajo që më ka bërë përshtypje te Xhaferi është se ai kurrë nuk ka pasur një aferë korruptive”, ka vazhduar lëvdatat Haradinaj, për kandidatin e Aleancës.

“I kam dëgjuar të huajt duke folë dhe ata ia japin dorën; por edhe kundërshtarët i kam dëgjuar që kanë thënë se ky po i grahë punës”.

Xhafer Gashi, gjatë debatit me qytetarë të Obiliqit, tha se është lajm i mirë që Ramush Haradinaj ka ardhur në pushtet.

Ai mori si shembull marrjen në menaxhim nga Komuna të fushave të sportit, që ishte shpejtuar nga kryeministri Haradinaj. “Pas një pritjeje të gjatë të qytetarëve tanë, u shpall një zonë me interes të veçantë dhe pas ardhjes së Haradinaj në qeveri të gjitha fushat sportive janë nën menaxhim të Komunës së Obiliqit”.

Mes tjerash, Gashi paralajmëroi se nga të ardhurat nga tantiema për thëngjill, do të ketë subvencione për sportistët e Obiliqit.

Në trend

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Lajme

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Kalo në kategori