Haradinaj mori pjesë në Akademinë Përkujtimore kushtuar 20 vjetorit të rënies së 14 dëshmorëve në Shishman të Bokës

Kryeministri Ramush Haradinaj, mori pjesë në Akademinë Përkujtimore kushtuar 20 vjetorit të rënies së 14 dëshmorëve në Shishman të Bokës.
Para të pranishmëve të shumtë, kryeministri Haradinaj, tha se kanë ardhur sot për të respektuar ata që dhanë shumë, dëshmorët që nuk janë sot, por edhe familjet, bashkëluftëtarët dhe ata që bashkëndjejnë me ngjarjen e sotme, e që për fat të keq nuk është e vetmja.
”Vetëm treva jonë e afërt pa u zgjeruar, i ka plagët dhe dhimbjet, por ne bashkohemi sepse jemi njerëz, kemi vetëdije, dimë të ndjejmë dhe të shprehim një respekt të përbashkët për këtë sakrificë, e cila vazhdon në Meje dhe në gjithë vendin”, tha kryeministri Haradinaj.
Duke kujtuar sakrificën e këtyre dëshmorëve, kryeministri Haradinaj tha se ata nuk pranuan që ta përcjellin luftën nga distanca, por të gjithë kishin dëshirë të bëheshin pjesë e luftës.
“Ata jo vetëm se kanë sjellë armë, e që mungonin shumë, por ata kanë ardhur për të luftuar vetë, në mënyrë që të mos i lënë të vetëm djemtë që luftonin në kushte jo të lehta në luftën e pamëshirshme që ndodhte në Dukagjin”, tha kryeministri Haradinaj, duke theksuar se shumë nga këta djem jo vetëm se kanë qenë ndihmesë për rritjen dhe zhvillimin e luftës në trevat nga kanë ardhur, por ata kanë luftuar edhe në Dukagjin, duke u bërë krahë i fortë i luftës tonë.
Për Haradinajn rëniet e luftëtarëve në kufij, ishin dy herë dhimbje, sepse ata nuk arrinin atje ku ishin nisur.
“Shumë prej tyre gjatë rrugës, qoftë për në Shqipëri apo për në kthim, kishin rrugëtuar me vdekje dhe atë e kanë pasur në çdo hap të tyre, por ajo që ka qenë çdo herë në ndjenjën e secilit prej nesh, ishte ajo se më mirë të vdesim duke u përpjekur që të çlirohemi, sesa të rrimë duarkryq”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se secili nga ata e ka ditur se mund të binin në pritë dhe të përballeshin me armikun.
Më tej, kryeministri Haradinaj tha se është i vetëdijshëm se rruga jonë për liri ka ende dhimbje, plagë, ka rënie heroike, të cilat nuk janë nxjerrë në dritë si duhet dhe nuk ua kemi shpjeguar të gjithëve se kush ishin këta djem, duke shtuar se disa tronditje dhe lëkundje që po ndodhin në politikë, nuk e kanë qëllimin që të bëhet garë e brendshme se kush ka të drejtë, por për t’i treguar vetës së pari, por edhe miqve dhe të tjerëve se nuk jemi rehat, sepse nuk ka përfunduar puna në të drejtën tonë.
“Është mirë që kemi ecur përpara me ushtrinë dhe me disa tema tjera, por ende nuk i kemi kryer gjitha punët e vendit. Nuk është mirë që njerëzit tanë të dorëzohen pak para arritjes. Nuk jemi ndalur asnjëherë dhe nuk bënë të heqim dorë nga drejtimi dhe nga qëllimi ynë që të jemi vetvetja edhe ne si popujt tjerë. Besoj se na kanë kuptuar mirë dhe do të na kuptojnë, sidomos miqtë tanë, NATO e prirë nga Amerika. Ju siguroj se do të na kuptojë dhe do të na përkrahë, por edhe ne duhet të jemi të vendosur në drejtimin tonë”, tha Haradinaj.
Një fjalë para të pranishmëve në këtë akademi e ka mbajtur kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari, ndërsa në emër të familjarëve, të pranishmit i përshëndeti Blerim Syla.
Duke folur në emër të bashkëluftëtarëve, Esat Imeri, bashkëpjesëmarrës i Betejës së Shishmanit, evokoi kujtime nga koha e luftës me dëshmorët e rënë 20 vjet më parë, për rrugën e vështirë të cilën e kishin kaluar gjatë hyrjes për në Kosovë.
Akademia Përkujtimore kushtuar 20 vjetorit të rënies së 14 dëshmorëve në Shishman të Bokës, u organizua nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, në të cilën morën pjesë përfaqësues të institucioneve qendrore e lokale, familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të shumtë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dashnor Sula tërheq emrin nga lista e Nisma “Shqipëria Bëhet”, zbardhet arsyeja

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës