Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj sonte në Deçan ka thënë se është turp për këdo që guxon të fyejë deçanasit duke thënë se ka mes tyre veteranë të rrejshëm.
Haradinaj para bashkëvendësve të tij tha se veteranët nuk duhet t’i besojnë atyre që tash i thërrasin për kafe dhe e puthin flamurin.
Vlerëson se ia kanë nxirë jetën duke i thënë se ai i ka fryrë numrat e veteranëve.
“Tash kur i kapi zori për vota, tash po iu ngajnë, tash nuk po ju del kurrnjë i rrejshëm. Njëherë thanë jo ky i korruptuar, ky është kështu, ky është i rrejshëm edhe i larguan, tash po iu shkojnë te shtëpia vrap, ku jeni po thonë i kemi ra pishman. Jo kurrë nuk i kam ra pishman, më ka fal Zoti në këtë tokë, jam i Deçanit, prej zorit mu ka deshtë me luftu, nuk ka njeri që lufton prej qejfit. Me i ardhë puna atdheut tim në kofsha duke marrë frymë edhe një herë, edhe 100 herë i mbathi çizmet se është vendi im, është e drejta ime, është populli im. Nëse nuk e kam rrejt popullin tim, kurrë nuk kam me e rrejt mikun, kurrë nuk kam me e rrejt Amerikën, por mos të harrojmë një gjë me Serbinë jemi nda me luftë, keni parasysh. Askush nuk e dinë më mirë se ne qysh mundemi me u marr vesh me Serbinë. Serbia sa të beson që ne kemi me i dhanë diçka nuk ka me u marrë vesh me ne, veç kur e dinë që nuk merr kurrgjë prej neve veç atëherë ka me u marrë vesh me ne”, tha Haradinaj.
Haradinaj u është përgjigjur të gjithë atyre që e kanë kritikuar për keqmenaxhim të buxhetit qatë qeverisjes së tij.
Ai tha se po kritikohet pse u ka ndarë para bujqve të Rahovecit që ua ka prishur breshëri të mbjellat.
Ai ka folur edhe për autostradën e Dukagjinit, për të cilën tha se nuk e bënë për vota.
“Kur kam shkuar i kam pa i madh e i vogël duke punuar, e fëmijët e vegjël qajshin, jam betuar që kam me ua pagua ato dëme. E kam marrë paranë e popullit po e kam dërguar tek populli. Tash po del dikush po thotë nuk na vyen autostrada e Dukagjinit, mirë çka po dojmë pra ne, a po dojmë me e lanë vendin pa infrastrukturë me u zhvillua, qysh me i ndal njerëzit në vend. Mundesh me bë ekonomi, po nëse nuk mundesh qatë mall me e kyç në treg ai nuk vlen. Autostrada e Dukagjinit nuk bëhet për njerëzit e Dukagjinit as veç për Deçanin, as nuk bëhet për mua me lyp vota se i kam marrë votat para autostradës, sa i përket Deçanit, Gjakovës, ne i kemi votat. Autostrada bëhet për me e lidh këtë pjesë të Kosovës me krejt Kosovën”, tha ai.
Haradinaj u ka bërë thirrje deçanasve që të votojnë për koalicionin, që sipas tij, e ka bërë Kosovën me Ushtri.
“Ky numër është që e bëri ushtrinë, me ndihmën e PSD-së, vetëm e kam pasur zor me hi në të se me bike qeveria. Ky numër e ka bërë Trepçën, Kosovë qind për qind, ky numër e ka mbrojtur territorin, ky numër e bëri kryeqytetin e Kosovës kryeqytet, si krejt kryeqytetet e botës me ligj. Iu siguroj e kanë lënë Prishtinën kryeqytetin, si Deçanin, mos me e lënë me u zhvillua, me e lanë në qoshe, po shyqyr i erdhi dita me dal në dritë edhe Prishtina edhe Deçani”, u shpreh ai.
Haradinaj tha se tash është koha që të bëhet zhvillimi ekonomik, të bëhen shtesat e fëmijëve.
Ai tha se është koha që paga minimale mos me qenë më e vogël se 250 euro dhe është koha për përkujdesje të të moshuarve.
Po ashtu, Haradinaj tha se është koha që të zhvillohet shëndetësia dhe arsimi.
Pretendenti edhe për një mandat në krye të qeverisë së vendit u ka bërë thirrje deçanasve që të votojnë për të, pasi sipas tij, vetëm me Deçanin ai mund të fitojë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti flet për Sara Kolamin: Nuk kam mundur asnjëherë të zihesha me të

Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Në gjendje të rënduar emocionale - Gjesti dhe Egli tregojnë se janë konsultuar me psikologë brenda

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri