Kryeministri, Ramush Haradinaj është larguar nga takimi i liderëve të shtetit me zyrtarët e Këshillit Kombëtar të Sigurisë.

Në takim morën pjesë dy zyrtarët amerikanë John Erath dhe Berkley, ndërkaq takimi është duke u mbajtur në presidencë.


Haradinaj është larguar, përderisa takimi po vazhdon edhe më tutje me Thaçin, raporton Telegrafi.

Pas takimit, nuk ka pasur asnjë deklaratë për media nga kryeministri i vendit.

I pranishëm në takim nuk ka qenë kryeparlamentari Kadri Veseli.

Delegacioni amerikan ka qëndruar në një vizitë dyditore edhe në Beograd, me ç’rast  është takuar me kryediplomatin serb, Ivica Daçiq. /Telegrafi/

ram2