LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj kujton Fehmi Aganin: Ishte njëri prej ideatorëve themeltarë të shtetit të Kosovës

Haradinaj kujton Fehmi Aganin: Ishte njëri prej ideatorëve themeltarë të shtetit të Kosovës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar akademik Fehmi Aganin në 21 vjetorin e vrasjes së tij.

Haradinaj, Aganin e ka vlerësuar lartë, duke thënë se ka qenë një prej ideatorëve themeltarë të Republikës së Kosovës.

“Me kalimin e viteve nuk zbehet vepra e lartësuar patriotike e Akademik Fehmi Aganit, një nga ideatorët themeltarë të Republikës së Kosovës. Fehmi Agani ishte ideolog dhe veprimtar i paepur shtet-formues, i cili u vra mizorisht nga pushtuesi, 21 vjet më parë. Profesor e intelektual i urtë e largpamës, ai zgjodhi anën e drejtë të historisë, rreshtimin me idealet e kombit. Njeri i vlerave që na mbajnë bashkë dhe të lirë në komb. U kujtoftë përjetë!”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/